E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia: OKB të hetojë raportin e Martit

Serbia do të kërkojë sot në Këshillin e Europës që të nisin hetimet për raportin e komisionerit të Këshillit të Europës Dick Marty.
 

Ministri i jashtëm, Vuk Jeremiç ka deklaruar se do ta prezantojë kërkesën e Serbisë për t`i dhënë mandat OKB-së në hetimin e raportit të Dick Martit për trafikim organesh me njerëz.

“Të gjitha krimet gjatë luftërave në ish Jugosllavi janë hetuar nga OKB. Prandaj ky rast nuk është i ndryshëm”, ka thënë Jeremiç.
 

Sipas tij, EULEX-i nuk mund ta udhëheq një proces të ri vetë sepse nuk ka juridiksion në të gjitha vendet ku duhet të kryhen hetimet. Ai ka paralajmëruar lobim me të gjitha vendet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ti dhënë mandat të ri një mekanizmi që do të hetonte rastin e Martit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›