E Shtunë, 31 Tetor 2026

Isufi: Të dënohen publikuesit e përgjimeve

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ahmet Isufi ka thënë se ata që i kanë publikuar përgjimet duhet të dënohen në bazë të ligjit.

Isufi tutje ka thënë se përgjimet kanë treguar se ka probleme në PDK. Sipas tij nëse përgjimet janë bërë për MTPT-në, atëherë përgjimet duhet të ishin për këtë ngjarje.

Ai tutje ka thënë se Kuvendin e ka kontrolluar Qeveria.

“Absolutisht Kuvendi është dirigjuar nga Qeveria. Kjo nuk duhet të ndodhte por ja që po ndodh”, ka thënë Isufi në KTV, transmeton Indeksonline.

Isufi ka thënë se edhe me rastin e pasaportave është dëmtuar imazhi i Kosovës dhe i MPB-së.

“Skandali i pasaportave e ka prish imazhin. Jemi duke pritur hetimet se çka do të tregojnë. Rexhepi duhet me e pa se është dëmtuar imazhi,por ai po pret hetimet”, ka treguari ai.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›