E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova me zyrtar ndërlidhës në Beograd

(E plotësuar) Nuk do të ketë zyra ndërlidhëse në Prishtinë dhe Beograd. Përfaqësuesi i Kosovës do të vendoset në zyrën e BE-së në Serbi, ndërkaq përfaqësuesi i qeverisë serbe do të vendoset në zyrën e BE-së në Prishtinë.

Në takimin e sotëm në Bruksel është arritur pajtimi që qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë të “shkëmbejnë” nga një zyrtarë ndërlidhës në Beograd dhe në Prishtinë.

Më herët ishte paralajmëruar që të dyja vende të vendosin kontakte përmes hapjes së dy zyrave ndërlidhëse.

Këtë e ka konfirmuar përfaqësuesja e lartë e BE-së Catherine Ashton përmes një deklarate.

“Dy kryeministrat janë pajtuar që secili t’i emëroj nga një zyrtarë ndërlidhës. Për fillim, në kuadër të rolit lehtësues të BE-së delegacioni i BE-së në Beograd dhe zyra e BE-së në Prishtinë do të ofrojnë zyra ndërlidhëse për këta zyrtarë ndërlidhës”, ka thënë Ashton, transmeton Kosovatimes.

Në deklaratën e saj thuhet se kryeministri Thaçi tashmë e ka themeluar një njësit policor special shumë etnik në kuadër të policisë së Kosovës që do të ketë për detyrë mbrojtjen e trashëgimisë religjioze dhe kulturore.

Ashton ka thënë se të dyja palët janë pajtuar që të shqyrtojnë gjetjen e mënyrës që ndihma financiare për komunitetin serb në Kosovë të jetë transparente.

Dy kryeministrat janë pajtuar për vazhdimin e punës për energjetikën dhe telekomunikacionin në nivel të ekspertëve. Gjithashtu Ashton ka thënë se Thaçi e Daciq janë pajtuar që të intensifikojnë bashkëpunimin mes komisioneve të të dyja vendeve për personat e pagjetur.

Takimi i ardhshëm mbahet me 17 janar të vitit 2013.

Në takimin e sotëm që ka zgjatur që ka zgjatur deri pas mesnatës është shqyrtuar procesi i zbatimit të marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM).

“Dy kryeministrat konfirmuan se pikat kufitare në Jarinjë dhe Merdare do të jenë të gatshme me 10 dhjetor. Ndërsa, pika kufitare Dheu i Bardh dhe ajo në Bërnjak do të jenë funksionale me 31 dhjetor”, ka thënë Ashton.

Përfundon takimi në Bruksel

Ka përfunduar darka e përbashkët mes baroneshës Catherinë Ashton dhe dy kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daciq.

Ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare, por pas takimit pritet që dy kryeministrat dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së të flasin për rezultatet e raundit të tretë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Kosovatimes.

Nis darka e përbashkët Thaçi – Ashton – Dacic

Darka e përbashkët ndërmjet Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologun e tij serb, Ivica Daciq, ka nisur rreth orës 21:00.

Darka ka pasuar takimet bilaterale që baronesha Eshton ka zhvilluar me dy kryeministrat.

Takimi, Thaçi-Daçiq, nën praninë edhe të shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, është i treti me radhë midis dy kryeministrave.

Në krye të agjendës së sotme është thënë se do të jetë zbatimi i Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, të njohur si IBM.

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur këtë marrëveshje qysh në muajin shkurt, por zbatimi i saj ka ngecur.

Takimet e nivelit të lartë janë parë si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

Bashkimi Evropian ka thënë se përparimi në bisedime do të avancojë përpjekjet e Kosovës dhe të Serbisë, për të lëvizur përpara drejt integrimit në këtë bllok.

Takimi i parë Thaçi-Daçiq është zhvilluar më 19 tetor, ndërsa i dyti më 7 nëntor.

Ashton i nis takimet

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian Catherine Ashton i ka nisur takimet me zyrtarët kosovarë dhe serbë.

Sipas një njoftimi, Ashton pak para orës 19: 00 ka filluar takimin me Kryeministrin Thaçi ndërsa më pas zyrtarja e lartë europiane do të zhvillojë edhe një takim edhe me Kryeministrin serb Ivica Dacic.

Pas takimeve të ndara njoftohet se Ashton, Dacic dhe Thaçi do të kenë një darkë pune të përbashkët.

BE ka bërë të ditur se për rezultatet e takimit do të lëshojë një njoftim për media.

Daçiq për 'shpëtimin aq sa mundet të Kosovës'

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, para shkuarjes në Bruksel, në takimin e radhës me kryeministrin Kosova, Hashim Thaçi, ka thënë se shkon atje “për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet”.

“Kur do ta fusim në kokë, se neve na është marrë dicka, dhe duhet të shpëtojmë atë që mund të shpëtohet”, u shpreh Daçiq, për të shtuar se edhe pse Serbia e ka në kushtetutën e saj të përfshirë Kosovën, në realitet nuk është e mundur, që Kosova të kthehet në përbërjen kushtetuese.

Ai ka thënë se pret një takim të vështirë, por është shprehur se nuk vjen në shprehje asnjë lloj i kufijve mes dy vendeve, njoftojnë mediat serbe.

“Serbia gjendet në pozitë të keqe. Para një viti, është arritur një marrëveshje (pa nënshkrim) me Prishtinën, të cilën unë nuk do ta nënshkruaja. Por, këtu më nuk ka politikë në mes, veç duhet të thoni se nuk qëndroni pas marrëveshjes, a kjo do të nënkuptonte që nuk qëndrojmë as pas marrjes së datës për bisedime( me BE-në)”, u shpreh kryeministri serb.

Ai ka folur dhe për pozicionin e tij në bisedimet në Bruksel.

“Çka prisni nga unë që të bëjë në këto bisedime? Ta bind Thaçin për kthimin e Kosovës në kornizën kushtetuese? Ne jemi vetëm kundër të gjithëve, madje edhe miqtë tanë, thonë se ‘duhet ta bëni këtë’”, ka thënë Daçiq.

Takimi i sotëm në Bruksel, nën praninë edhe të shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, është i treti me radhë midis dy kryeministrave.

Në krye të agjendës së sotme është thënë se do të jetë zbatimi i Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, të njohur si IBM.

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur këtë marrëveshje qysh në muajin shkurt, por zbatimi i saj ka ngecur.

Takimet e nivelit të lartë janë parë si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

Takimi i tretë Thaçi - Daçiq

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, takon sot në Bruksel kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.

Takimi, nën praninë edhe të shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, është i treti me radhë midis dy kryeministrave.

Në krye të agjendës së sotme është thënë se do të jetë zbatimi i Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, të njohur si IBM.

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur këtë marrëveshje qysh në muajin shkurt, por zbatimi i saj ka ngecur.

Takimet e nivelit të lartë janë parë si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

Bashkimi Evropian ka thënë se përparimi në bisedime do të avancojë përpjekjet e Kosovës dhe të Serbisë, për të lëvizur përpara drejt integrimit në këtë bllok.

Takimi i parë Thaçi-Daçiq është zhvilluar më 19 tetor, ndërsa i dyti më 7 nëntor.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›