E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali- Arrestohen dy 'bosa' shqiptarë, administronin 100 prostituta

Milano- dy bosa shqiptarë që administronin gjithë tregun e prostitutave të Rho-së u arrestuan nga policia italiane. Bëhet fjalë për N.A., 31 vjeç dhe L.V., 26 vjeç, të dy emigrantë. Lajmi eshte publikuar ne 'ilgiornale.it' nje e perjavshme italiane

Operacioni arriti të zbulonte drejtuesen e dytë kriminale shqiptare, e ashtuquajtura 'merret me bankat'.

Në muajt e mëparshëm tashmë ishin arrestuar 'komponentë' të sodilarizimit rom, gjithsej 6 persona mes të cilëve 2 ish-prostitua, që tani ishin rritur në 'përgjegjësi', rrihnin bashkëkombëset e tyre që nuk i bindeshin rregullave të organizatës.

Dhe ishin pikërisht romët ata që u shitnin shqiptarëve disa nga vajzat që i sillin nga Rumania dhe i syrgjynosnin në kampet nomade milaneze, në pritje për te hedhur në rrugë. Gra të rrëmbyera, të privuara nga dokumentet dhe në të shumtën e rasteve i rrihnin duke i shitur pastaj për 10 mijë euro. Kjo organizatë administronte rreth 100 prostituta me një fitim ditor me më shumë se 50 mijë euro.

Por dy bosat shqiptarë të arrestuar duhet të përgjigjen edhe për tentativë vrasjeje. Pas një zënkë për shumat që duheshin paguar për blerjen e disa vajzave kishtë shpërthyer , në 9 korrikun e shkuar një larje hesapesh të vërtetë mes bandave.

Shqiptarët i kishin lënë takim 'kolegëve' rom në autostradën e Arezes, që më pas kishte një diskutim i dhunshëm më të shtëna deri në qendër e banuar të Bolatos, që i kishte terrorizuar banorët e pranishëm. Fundi ishte ai që kishte eleminuar bosat romë, dy prej të cilëve mbetën të plagosur, duke shpëtuar vetëm tre ditë më pas pasi kishin luftuar mes jetës dhe vdekjes. Dy të arrestuarit ndodhen në San Vitore

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›