E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Unë që paguaj taksat...!"

 

Kur kërkojmë reagim qytetar ndaj fenomeneve negative dhe ndaj korrupsionit të hapur qytetar, harrojmë diçka: që është e vështirë të zgjosh ndonjë ndjenjë reagimi tek ai që nuk e ka idenë se çfarë janë taksat dhe që nuk e merr vesh që këta njerëz me kollare dhe benza nga 100 mijë euro, qe i thonë vetes politikanë, në fakt paguhen nga ato që le unë nga rroga ime në fund të muajit, dhe nga dhjetëra forma të tjera pagesash, faturash, që shtohen dita-ditës.

Në rast se je një individ që nuk paguan fatura, normal që do jesh një neglizhent moskokëçarës, dhe tërësisht idiot në raportin tënd me shtetin.

Por unë jam nga ata që paguaj taksat, respektoj rregullat e qarkullimit, bëj çdo gjë që i kërkon ligji një qytetari shqiptar dhe të gjitha këto pse? Më lejoni të vijoj me një pjesë që e shkëputa nga forumet tuaja të lexuesve...

Pse pra përpiqem të bëj qytetarin? Që një ditë të bukur të shpërthej? Që ky palo shtet, që është turp edhe ta quash shtet, të më vrasë? Që të më kërkojë të regjistrohem e të paguaj sigurimet, kur vetë ndërmarrjet që punojnë drejtpërdrejt për të, me biznese miliardash, të mos kenë të regjistruar qoftë, dhe të paktën për turp, për sy, edhe një punëtor të vetëm? Për këtë shtet që fshihet prapa gishtit? Që nuk pranon asnjë përgjegjësi dhe kërkon të marrë çdo meritë? Që ka paturpësinë të paraqitet para meje në formën e policit, e tatimorit, e doganierit, e rojes së kufirit duke tundur në dorë një copë letër, që quhet ligj, e që ka vlerë vetëm në letër e kurrë në realitet?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›