"Në arsimin e lartë jemi ne krize per gjeneratat e reja"
Duhet folur shume me teper në media dhe të shkëmbehen ide rreth arsimit te larte. Eshte nje problematike qe ne e vuajme shume. Jemi ne krize per gjeneratat e reja dhe kete e kane stisur brezi qe pritet te dale ne pension ne moshen 68 vjec.
Ata nuk duan te rinj, sepse duan qe pas pensionit te rimerren ne pune. Ky eshte edhe themeli i reformes ne akademi. Profesore qe kane lidhje me politike kerkuan ne prapaskene heqjen e akademikeve te vjeter, ne menyre te tille qe te sigurojne paga edhe pas moshes 68 vjec.
Ajo qe do ngjasë dihet: pasi te kalojne disa vjet, do ta heqin moshen tavan 75-vjec te akademikeve, ne menyre qe te vdesin me rroga te majme. Siç e sheh, thuajse bera nje shkrim te ri, por jam i revoltuar prej rregullave tendencioze. Jam i sigurt se liria qe fituam 17 vite me pare nuk do t'i ndale me te rinjte per te perparuar. Rregullat jane driteshkrutera dhe nuk kane me shume jete se disa vjet me teper.