E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mekanizmat e shtetit me të vërtetë kanë rënë në letargji"

Personat meskinë dhe dallaveraxhinj kanë infiltruar dhe vegjetojnë në administratën shtetërore duke uzurpuar zyrat kyçe dhe për vite me radhë sfidojnë sanksionet apo reformat spastruese që aplikohen në të tilla raste. Duket qartë se masat e rrepta që ndërmerr qeveria ndaj zyrtarëve të implikuar në afera korruptive nuk cenojnë punonjësit apo punonjëset pehlivanë.

Ato vazhdojnë të luajnë dhe të përqeshin shoqërinë tonë, moralin e shëndoshë të kësaj shoqërie, që ato përpiqen me të gjitha mënyrat dhe format për ta zhvatur. Përgjigjen më të saktë duhet ta marrin nga rregullat apo ligjet e shtetit, pasi çdo shtrembërim në figurën e punonjëses së administratës civile shtetërore përbën precedent të dënueshëm.

Vendi ynë që ecën në rrugën drejt Evropës me të tillë zyrtarë, me të vërtetë do të shkojë në gropë, sepse mekanizmat e shtetit me të vërtetë kanë rënë në letargji dhe apati, duke lejuar që e vetmja "punë" që koncepton si punë administrata është mitmarrja dhe abuzimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›