"Ndotja në Elbasan, edhe heshtja e shoqërisë është vrasëse"
Ajo që le një shije të hidhur në gojë është mosinteresimi, mosangazhimi, moskokëçarja e qytetarisë elbasanase për të ngritur zërin aty ku duhet dhe aty ku vendoset se çfarë behet me taksat e tyre. Një përgjumje totale e intelektualve, mjekeve, studentëve, biznesmenëve dhe tregtarëve, qytetarëve, e gjithë elbasanasve.
Nga mëngjesi në darkë lokalet dhe kafenetë e mbushura plot e përplot nuk pushojnë së gumëzhituri nga hallet dhe problemet: Se po na mbyt dhe vret ndotja e cila e ka mbingopur Elbasanin me pluhera vrastare, se papunësia po i lë pa ngrënë, se rruget i mbuloi balta dhe lluca, se kazanet e plehrave nuk zbrazen, e shumë e shumë halle të tjera.
Por ama zeri dhe problemetngrihen lokaleve dhe kafeneve, e jo aty ku i jepet mundësia për t'ia kërkuar atyre që kanë zgjedhur. Është për të ardhur keq që "djepi" i dijes dhe kulturës, Elbasani, po degjenerontë shnderrohet në një qytet që ka rënë në gjum letargjik dhe indiferentizem qytetar jo të denjë për historikun, traditën, kulturën e ketij qyteti.