Itali, vijojnë zbarkimet e emigrantëve në Lampedusa

Një anije me emigrantë nga Libia ka mbërritur në ishullin Lampedusa të Italisë.
Në bord të saj ndodheshin 166 persona mes të cilëve edhe 9 gra dhe 4 fëmijë. Ndërkohë që avionët e Guardia Di Finanza që kontrollojnë zonën kanë konstatuar se në largësi prej 30 dhe 70 milje po lundrojnë edhe anije të tjera të mbushura me emigrantë.
Ndërsa një anije ndodhet ende në ujërat territoriale të Libisë. Sipas autoriteteve italiane kufitare janë gjithsej 5 anije që priten të mbërrijnë gjatë orëve në vazhdim në ishullin e Lampedusës.