E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bildt: Suedia iu shmang katastrofës

Nga Express më 14 dhjetor 2010 në ora 13:30

Ministri i Jashtëm suedez, Karld Bildt, tha se beson se Suedia për pak ka evituar viktimat masive, pasi në Stokholm, kishin ndodhur sulme nga një sulmues vetëvrasës.

Bildt tha se nuk e dinte cakun e sulmuesit, por duket se ai ishte nisur kah hapësirat e mbushura me blerës për Krishtlindje, kur një nga bombat e tij u aktivizua, me ç’rast u vra vetë sulmuesi.

Zyrtarët kanë thënë se pjesë të lëndës shpërthyese të sulmuesit me gjasë janë aktivizuar gabimisht më herët.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të ndihmojnë Suedinë në hetimet lidhur me sulmin e fundit terrorist. Ministrja suedeze e Drejtësisë, Beatrice Ask, kumtoi se Policia Federale Amerikane, FBI, ka dërguar në Stokholm shtatë ekspertë të lëndëve shpërthyese. Në hetime janë të përfshirë edhe ekspertë nga Britania e Madhe.

Si pasojë e e këtij sulmi vetëvrasës, të ndërmarrë nga një 28 vjeçar në një zonë tregtare, janë plagosur lehtë dy kalimtarë. Personi me origjinë irakiane ka ardhur në Suedi në moshën 10 vjeçare së bashku me prindërit. Prokuroria është e mendimit se ai ka pasur edhe ndihmës të tjerë, që kanë organizuar këtë atentat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›