E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Zhvillohet sot debati final mbi projektligjin e taksave

Senatoret amerikane zhvillojne sot debatin final mbi nje ligj per vazhdimin e paksimit te taksave nga te ardhurat personale qe ishte miratuar gjate presidences se ish Presidentit George Bush.

Senati do te votoje diten e sotme per projektligjin e masave prej 858 miliarde dollaresh i cili paraqet nje kompromis shume te diskutuar mes Presidentit Obama dhe ligjvenesve republikane.

Nese ky projektligj kalon sic eshte parashikuar ai do te kaloje ne Dhomen e Perfaqesuesve ku shume pjestare te partise Demokrate te z.Obama jane te zemeruar me kompromisin i cili sipas tyre eshte shume bujar per te pasurit.

Preisdenti Obama dhe ligjvenesit demokrate fillimisht shpresonin qe shkurtimi i taksave te perfshinte individet qe fitojne 200 mije dollare ne vit dhe familjet qe fitojne deri ne 250 mije dollare ne vit.

Por republikanet ishin te palekundur ne kerkesen e tyre qe sistemi i shkurtimit te taksave te zbatohet tek te gjitha grupet sociale te shoqerise.

Kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve Steny Hoder iu tha gazetareve te henen se ai pret qe dhe Dhoma e Perfaqesuesve ta miratoje kete ligj.

Sistemi i taksave i periudhes se presidentit Bush perfundon afatet ligjore ne fund te ketij viti. Masat e reja do ta zgjasin ate dhe per dy vjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›