E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, 228 te vdekur nga termeti

Artan Cena

ABRUZO - Rritet cdo ore numri i viktimave si pasoje e termetit te rene ne qender te Italise. Deri ne oret vona te mbremjes se djeshme numri i viktimave ishte si shkak i termetit vdekjeprures qe goditi dy dite me pare zonen qendrore te shtetit fqinj, ishte 228. Kater viktima jane nxjerre pa jete nga rrenojat ne oret e pasdites se djeshme. Nderkohe qe kane vazhduar gjate gjithe nates kerkimet per te nxjerre te tjera viktima te tjera. Nga te dhenat e grupit te emergjencave, 11 persona rezultojne ende te zhdukur ndersa 17 kufoma jane te paidentifikuara. Rreth 1500 vete jane te plagosur, 100 prej te cileve ne gjendje te rende. Gjate dites se djeshme, dhe kryeministri italian Silvio Berluskoni, ka dhene ne nje konference per shtyp. Nderkaq ai vete ka vizituar serish zonat e shkaterruara nga termeti ne Abruzo. Berluskoni u ka bere thirrje qytetareve te mos kthehen ne shtepite e tyre, pasi ato jane ende te rrezikuara.

Viktimat

Jane 228 persona qe deri me tani kane humbur jeten dhe te pakten 1500 te tjere jane plagosur si pasoje e termetit te fuqishem qe goditi Italine qendrore nje dite me pare. Nderkaq, dy lekundje te tjera te forta me magnitude 4.7 balle, goditen nje dite me pare serish Akuilan, ndersa sherbimet e ndihmes se shpejte kane punuar gjate gjithe nates per te strehuar perkohesisht dhjetera mije vete qe mbeten pa shtepi. Nderkaq qe gjate dites se djeshme jane ndjere dhe dy lekundje te forta ne Aquila, qyteti mesjetar i shkaterruar nga nje termet qe goditi dje Italine Qendrore. Pas tronditjes se pare u ndje edhe nje e dyte me e forte e cila i ka lekundur ndertesat per gati nje minute. Termeti i pare ishte me fuqi 3.6 balle te shkalles Rihter dhe i dyti me fuqi 4.7 balle me epiqender ne Aquila, Collimento dhe Villa Grande. Lekundjet shkaktuan mjaft deme ne ndertesat gjysme te shembura nga termeti i pare. Nderkaq qe nje termet me magnitute 6.3 balle ka rene ne oret e mbremjes duke sjelle deme te reja, por fatmiresisht nuk ka shkaktuar viktima. Nderkohe qe eshte shembur nje kishe dhe disa banesa qe ishin gati ne renie.

Kerkimet

Zjarrfikesit ne Itali kane bere te ditur se, jane rreth 100 persona numri i atyre te nxjerre gjalle nga rrenojat e ndertesave te shembura ne Aquila dhe ne provinca per shkak te termetit te mengjesit te dy diteve me pare. Nderkohe ministri italian i Infrastruktures, Altero Matteoli ka bere te ditur se, demet materiale e shkaktuara deri tani kane nje vlere prej 1 miliard e 300 milione eurosh. "Per sa i perket ndertesave dhe shtepive, vleresimi i demeve shkon ne 1 miliard e 300 milione euro, shifer e cila do te rritet pasi ka edhe deme te tjera qe duhen vleresuar", eshte shprehur gjate dites se djeshme, Matteoli.

Zi kombetare, diten e varrimeve

ROME - Keshilli i Ministrave ne Itali ka vendosur te shpalle zi kombetare ne diten kur do te varrosen viktimat e termetit qe shkaterroi Abruzon. Lajmin e ka bere te ditur pallati Chigi ne nje komunikate per mediet. Sipas te dhenave, do te varrimi i viktimave te termetit do te organizohet nga shteti dhe do te jete ne nje dite per te gjitha viktimat, ne te gjitha lokalitet ku ra termeti shkaterrues.

Viktimat shqiptare te termetit

ABRUZO - Mes viktimave nga termeti dhe nje vajze 4-vjecare nga Shqiperia edhe 4 shqiptare nga Maqedonia. Qyteti L'Aquila, ku ishte epiqendra e termetit, tashme i ngjan nje qyteti fantazme. Kryeministri Silvio Berluskoni premtoi se, askush nuk do te braktiset. Ai anuloi vizitat e planifikuara dhe shpalli gjendjen e jashtezakonshme ne rajonin e Abruzzo-s ku mendohet se nje numer qytezash jane shkaterruar plotesisht.

228 persona Kane humbur jeten deri me tani nga termeti shkaterrues qe ra dy dite me pare ne qender te Italise. Shumica e personave te vdekur jane gjetur ne Akuila dhe Paganica, nje qyteze disa kilometra larg qendres se Abruzos.

1500 persona jane plagosur si pasoje e termetit qe goditi Italine qendrore mengjesin e se henes. Shumica prej tyre jane plagosur gjate lekundjeve te para te tij, nderkohe qe nje pjese e vogel, jane personat e nxjerre nga rrenojat.

70 mije Eshte numri i personave te cilet jane te pastrehe si pasoje e lekundjeve shkaterrimtare. Shumica prej tyre i kane kaluar netet ne cadra, nderkohe qe qeveritaret kane bere thirrje qe ata te mos kthehen ne shtepi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›