Pas vitit 1444
Nga Sali Berisha*
Kryeminister
Shqiperia ka ndryshuar me shpejt dhe me shume se asnjehere me pare. Nga vendi i krimit te organizuar nga me famezinjte ne Evrope, ka sot treguesit e kriminalitetit qartesisht nen mesataren e vendeve anetare te NATO-s dhe vendeve anetare te BE-se. Vitin qe shkoi, vendin tim e vizituan 2.7 milione vizitore nga mbare bota, ne siguri te plote; nga njeri prej 24 vendeve, ne te cilin korrupsioni ishte shnderruar ne sistem, eshte sot vendi qe ka lene mbrapa 95 vendet dhe po lufton me zero tolerance korrupsionin.
Per shkak te krimit dhe korrupsionit mijera investitore u larguan nga vendi. Reformat e thella te ndermarra nga qeveria ime kane shnderruar Shqiperine ne vendin me terheqes per investimet e huaja. Vitin 2008, ne e kemi mbyllur me rritjen ekonomike me te larte ne kontinent. Vetem ne periudhen Dhjetor-Janar qe sapo kaloi, kemi firmosur 3.7 miliarde Euro kontrata, koncesione ne fushen e energjise.
Reforma te thella kushtetuese dhe institucionale, me fryme te plote konsensusi te papare, kane ndodhur keto kater vite. Forcat tona te armatosura po shkojne drejt nje ushtrie profesioniste; kemi nje buxhet mbi 2% te PBB-se dhe po aftesohen per te marre pjese ne te gjitha misionet e NATO-s.
***
Kjo seli eshte selia qe une kam vizituar me shpesh se cdo seli tjeter ne karrieren time politike. Ketu kam marre frymezim dhe inkurajim te madh per te shnderruar ne realitet projektin enderr te kombit tim - anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Une jam sot ketu ne kete ceremoni solemne per te marre pjese dhe per te pershendetur ngritjen e Flamurit tim kombetar. Ketu, ne seline e NATO-s, krahas flamujve me krenare te vendeve me te fuqishme dhe te lira te Aleances. Per kete flamur dhe per kombin qe ai perfaqeson kjo eshte dita e lavdise sime te madhe pas ngritjes se tij diten e pavaresise se Shqiperise. Flamuri kombetar eshte nje eshte nder flamujt shteterore me te vjeter ne Evrope. Ai qe nga koha e Skenderbeut, prijesit legjendar te shqiptareve, pra, nga mesi i viteve 1400 deri ditet e sotme, i ka prire shqiptaret ne te gjitha perpjekjet e tyre per liri dhe ekzistence.
Ne qelizat e tij te panumerta prehen shpirtrat dhe rrahin perjete zemrat e qindra mijera martireve te kombit, qe u flijuan qe nga vitet 1444 gjer fare pak vite me pare, per lirine dhe dinjitetin e shqiptareve. Sot ky flamur ngrihet, ngrihet e fluturon me lart se kurre ne historine e tij, por se bashku me te, ngrihen dhe fluturojne me lart se kurre dhe prehen me te qete se asnjehere te renet e kombit tim dhe ngrihet me lart se kurre dinjiteti i vendit tim.
Dita e sotme eshte nje dite qe do te mbetet gjithmone ne historine e nje kombi. Sot, flamuri yne, nje flamur qe udhehoqi dhe shoqeroi ne menyre te pandalshme kombin tone dhe fatin e tij, nje flamur, i cili ne kohera te shkuara u priu shqiptareve per te qendruar te pamposhtur ne mbrojtje te vendit dhe vlerave te tyre, nje flamur qe, kur kombi ra ne roberi, fjeti per t'u zgjuar edhe nje here me pas, edhe me i bukur, me madheshtor, me i gjalle dhe per t'u prire serish shqiptareve ne betejen e tyre per pavaresine, ne betejat e tyre kunder pushtimeve, ne betejat e tyre per liri dhe dinjitet kombetar. Ndaj ishte nje fat i madh per mua te asistoja dhe ta shoqeroja ne momentin, kur ky flamur do te ngrihej me lart se kurre ne historine e tij.
Anetaresimi i Shqiperise ne NATO perben kurorezimin me te shkelqyer te te gjitha perpjekjeve te vendit tone per te zene hapesiren qe i takon ne gjirin e kombeve te qyteteruara.
***
Pasi u ktheva nga Strasburgu, te nesermen Tirana ishte ne feste, por cfare feste! Kurre ndonjehere nuk kam pare gezim te atille ne syte e femijeve, te te rriturve, te rinjve, te rejave, te moshuarve, sic kam pare ne sheshet dhe rruget e Tiranes, ne daten me 5prill, teksa festonin anetaresimin e vendit te tyre ne NATO. Gezimi dhe entuziazmi tejkalonte cdo parashikim. E verteta ishte se kjo vinte nga respekti, dashuria dhe ndjenja e sigurise se tyre, te nje kombi qe kishte vuajtur ne tere historine e tij, me shume se cdo vend tjeter per sigurine, paqen dhe stabilitetin. Ndaj kjo dite eshte dite e madhe e historise sone kombetare. Anetaresimi i Shqiperise ne NATO, valevitja e flamurit kombetar shqiptar, krahas flamujve te tjere te vendeve aleate, hap per Shqiperine nje epoke te re, epoke ne te cilen shqiptaret do te mund te ndertojne te sigurt te ardhmen e tyre ne liri, i jep vendit tim nje pasaporte te re, pasaporten e besimit boteror ndaj saj.
Gjate viteve qe shkuan, teksa sodisja vendin tim te varferuar ne ekstrem nga diktatura, natyrisht, cdo minute, cdo ore dhe cdo dite te pune sime mendoja per investime, investime dhe investime, per te mbushur ate boshllek te tmerrshem qe kishte lene diktatura. Por, tek shihja konfliktet perreth, lufterat, spastrimet etnike, te gjitha keto qendronin si shpate e Demokleut mbi investitoret dhe investimet e huaj, per te ardhmen ne Shqiperi. Tani, jo vetem Shqiperia dhe Kroacia jane vende te sigurta njehere e pergjithmone, por i gjithe Ballkani eshte dy here e me i sigurt, se sa ishte me pare. Ndaj duke i shprehur edhe nje here mirenjohjen me te thelle Sekretarit te Pergjithshem te Aleances se Atlantikut te Veriut Jaap De Hoop Scheffer, vendeve anetare te Aleances, shpreh vendosmerine time qe te punoj me perkushtim per konsolidimin e vlerave te demokracise dhe ekonomise se tregut, reformat e thella ne Forcat e Armatosura, ne menyre qe Shqiperia ta shnderroje kete anetaresim ne nje motiv te madh, te mundesive per te shfrytezuar pasurite e saj, si nje platforme te fuqishme per te ecur me shpejt drejt BE-se.
Une kthehem sot ne vendin tim krenar, qe kjo dite u shnderrua ne realitet. Shqiptaret i detyrohen NATO-s lirite e tyre! Dhe i siguroj qytetaret shqiptare se perkushtimin qe kam pasur per anetaresimin e vendit tim ne NATO do ta shumefishoj edhe me tej, drejt integrimit te vendit tim ne BE, per liberalizimin sa me shpejt te vizave, per te cilen qytetaret shqiptare kane nevoje qe te ndihen si qytetare te ketij kontinenti. Faleminderit.
Une kthehem sot ne Shqiperi me i vendosur se kurre per te bere cdo perpjekje qe vlerat dhe parimet qe Aleanca mbron te konsolidohen gjithnje e me shume ne Shqiperi.
* Nga fjala e mbajtur dje, ne ceremonine e ngritjes se flamurit shqiptar ne seline e NATO-s, ne Bruksel