E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: E drejta kushtetuese per te votuar, po kercenohet

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, gjate nje takimit te zhvilluar paraditen e djeshme ne fshatin Prisk te Tiranes, deklaroi se e drejta kushtetuese per te votuar po kercenohet. Deklarata e tij u be pas degjimit te disa deshmive te familjeve, me numer te madh pjesetaresh te papune apo ne pension, te cilet e kane fare te pamundur te pajisen me leternjoftime. Banoret e fshatit Priske, ankohen per koston e larte te ketyre leternjoftimeve, per ata qe jetojne ne fshat, apo qe jane te papune. Kryesocialisti ka apeluar me te gjithe banoret e ketij fshati per leternjoftime falas per te gjithe qytetaret, ne menyre qe te mos shkelet e drejta kushtetuese e askujt per te shprehur mendimin e tij me vote. "Une jam familje me 6 pjesetare qe votojne, me nje fjale me duhen 6 karta, i thone 72 mije leke, por une s'kam mundesi qe t'i marr. Ku t'i marre ato leke, jam pa pune?!", deklaroi nje nga banoret e Priskes ne takimin spontan me kreun socialist. Duke degjuar deshmite personale te shume banoreve te ketij fshati, kryetari Rama u shpreh per kercenimin qeveritar qe i vjen te drejtes kushtetuese per te votuar. "Te gjitha deshmite tuaja jane deshmi kuptimplota, qe tregojne se jo ketu, por ne te gjithe Shqiperine, varferia dhe papunesia qe jane ulur kembekryq ne cdo familje, vecanerisht ne fshat. Varferia dhe papunesia e bejne te pamundur blerjen e kartes, qe deri ne 28 qershor eshte nje e drejte", tha ai gjate takimit. Sipas tij, e drejta e votes nuk blihet, e drejta e votes eshte nje e drejte e sanksionuar ne Kushtetute nga populli sovran dhe s'mund ta shese qeveria te drejten, ashtu sic shet nje sherbim. "Kjo qeveri ka vene nje takse mbi voten, nje takse te paperballueshme. Ne do te bejme gjithcka, qe te garantojme te drejten e votes se gjithsecilit", siguroi banoret e fshatit Priske, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama.

Shoqata e Pensionisteve: Hiqni taksen e votes

Pensionistet kane protestuar diten e djeshme para kryeminister mbi shumen qe duhet te paguajne per t'u pajisur me leternjoftime elektronike, e cila u jep dhe te drejten per te votuar. Sipas tyre kjo takse eshte e paperballueshme per ta, ndaj dhe i kane bere thirrje kryeministrit Berisha, ta heqe kete takse. Kur vetem dy muaj na ndajne nga zgjedhjet e pergjithshme te 28 qershorit, Shoqata e Pensionisteve, te mbledhur para selise se ekzekutivit kane drejtuar thirrjen e tyre, per dhenien e kartave falas duke e cilesuar vleren e larte per blerjen e kartes se identitetit. Jane disa kategori votuesish, te cilet kane shprehur pamundesine per blerjen e kartes, per shkak te gjendjes shume te veshtire financiare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›