PS: Diten e zgjedhjeve, jo cenimit te votes
Ish-zyrtare dhe drejtues te Policise Shtetit, te cilet jane shkarkuar nga detyra, do te kontribuojne ne Partine Socialiste per te mbrojtur te drejten e votes. Disa prej emrave me te angazhuar do te jene, Artan Didi, Pjerin Ndreu, Xhevair Karaj dhe te tjere, te cilet do te mbikeqyrin ne largesi probleme te mundshme ne zonat e votimit. Nensekretari per ceshtjet ligjore, Damian Gjiknuri tha se socialistet do t'i kene syte "kater" ate dite. "Do t'i bejme syte "kater" qe te mos lejojme asnje shkelje, asnje cenim te votes se shqiptareve nga ana e qeverise, sepse qeverite kryesisht kane tendencen per te abuzuar me pushtetin", tha Gjiknuri. Sipas tij, ne PS jane ofruar shume kategori njerezish, perfshire edhe ish- police te cilet ne menyre te paligjshme jane liruar nga detyra, megjithese kane qene police te trajnuar, pra oficere policie karriere, ashtu sikurse jane ofruar dhe shume shtetas te tjere te cilet kane punuar ne administrate publike dhe jane hequr ne menyre te paligjshme. "Keta njerez, nje pjese e mire e tyre jane te angazhuar ne strukturat e PS, nje pjese mund te jene bere anetare te PS, nje pjese tjeter mund te jene bere vullnetare te cilet duan te kontribuojne per zgjedhje te lira e te ndershme", sqaroi zyrtari socialist.