E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestime ne Elbasan per fallsifikim

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona pasi në bashkpunim më njëri –tjetrin kanë vënë në qarkullim 100 euro të dyshuara si të falsifikuara në qytetet Elbasan dhe Peqin.

Të arrestuarit janë Everest Merishaj, 20 vjec, lindur në Tropojë dhe banues në Kamëz-Tiranë, Aurel Vogli, 29 vjec, lindur ne Tropojë dhe banues në Sauk-Tiranë. Me paratë e falsifikuara të arrestuarit kanë blerë karburant në Elbasan si dhe në fshatin Pajovë-Peqin.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 100 euro si dhe mjeti tip motocikletë pa targa me të cilin udhëtonin dy falsifikatorët.

Ndaj tyre rëndon vepra penale per “Falsifikim monedhash”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›