Itali, 281 te vdekur, mes tyre 6 shqiptare
ABRUZO - Nje tjeter nate frike dhe ankthi per banoret e Abruzos, te terrorizuar nga termeti vrastar, qe ra naten mes te dieles dhe mengjesit te se henes. Numri i viktimave te termetit vdekjeprures qe goditi Italine, ka arritur ne 281. Ky eshte numri i dhene nga media e shtetit fqinj gjate mbremjes se djeshme. Nderkohe qyteti i Akuilas eshte tronditur serish gjate dites se djeshme nga tre termete te fuqishme, qe goditen zonen e perfshire nga tragjedia e rende. Nderkaq, numri i viktimave ka shkuar ne 281 ndersa rreth 28 mije vete kane mbetur pa strehe.
Numri i te vdekurve ne fillim te dites se djeshme shenonte 275, por deri ne mbremje u rrit ne 281 te vdekur. Ministria e Jashtme ne Shkup ka njoftuar se mes viktimave eshte dhe nje tjeter shqiptaro-maqedonas, duke e cuar ne 6 numrin e viktimave te shqiptareve qe jetonin ne shtetin fqinj. Viktima eshte Hakik Bajrami nga fshati Dobridoll i Gostivarit. Sipas ketij dikasteri, nuk ka njoftime te reja per mundesine e viktimave te tjera nga Maqedonia, por ne zonen ku goditi termeti jetonin qindra qytetare te Maqedonise, kryesisht shqiptare.
Sipas informacioneve qe raporton media italiane, shembje te reja kane ndodhur ne zonat tashme te goditura nga termeti ne qender te Akuiles dhe ne zonat e aferta te saj. Lekundjet po spostohen me shume drejt Veriut dhe gjeologet po perpiqen te interpretojne kete fenomen dhe te kuptojne prejardhjen. Akuila eshte vizituar gjate dites se djeshme nga Presidenti i Republikes Italiane, Xhorxho Napolitano, i cili mengjesin e sotem do te marre pjese ne ceremonine mortore shteterore, qe do te organizohet per viktimat e termetit. Ceremonia do te zhvillohet ne sheshin e kazermes se shkolles se Guardia di Finances ne Akuila.
Nderkaq Roberto eshte nje nga te fundit qe ka dale i gjalle nga ferri i termetit. Ai ka qendruar nen germadha per plot 76 ore. "Gjeja me e tmerrshme, -tregon Roberto- eshte ta ndjesh se po vdes dalengadale, pa mundur te besh asgje. Une kisha humbur sensin e kohes dhe hapesires, por jo ate te trupit dhe shpirtit. Kisha shume frike se do vdisja, i varrosur per se gjalli, por asnjehere nuk e humba shpresen se dikush do te vinte te me shpetonte. Dhe per kete arsye iu pergjerohem forcave te shpetimit qe te mos ndalojne, derisa te kene gjetur te gjithe trupat, dhe shpresoj qe ndonjeri te jete akoma gjalle".
Artan Cena
Bilanci
Nga bilanci i fundit i Karabinierise ne Akuila, rreth 20 persona konsiderohen ende te zhdukur dhe numri i te plagosurve eshte me shume se 1.100, ku 179 prej te cileve jane ne gjendje te rende. Ndersa numri i te pastreheve eshte 28.000 persona. Zona e goditur nga termeti eshte vizituar edhe nga Presidenti i Italise Xhorxho Napoletano. Nderkaq ne Akuila policia ka nisur operacionet per arrestimin e grabitesve te banesave, tashme te braktisura nga qytetaret.
Termetet
Goditjet e fundit kane shkaktuar te tjera carje ne zonen e shkaterruar, por per fat nuk ka pasur lendime ne njerez. Kjo, edhe pse tashme shtepite jane te braktisur krejtesisht dhe njerezit po jetojne neper cadra.