E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau shqiptarin, 24 vjet burg italianit

Artan Cena

ROME - Vrau shqiptarin denohet me 24 vite burg, por qe do i vuaje brenda kater mureve te shtepise per shkak te semundjes se zemres. Nje italian eshte denuar me 24 vjet burg, pasi akuzohet si vrases i shqiptarit Lulezim Hoxha, nje vit me pare. Italiani, Xhovani Kaiazo, ish-administrator i nje klubi nate ne periferi te Rexhio Emilias u shpall fajtor per vrasjen e 22-vjecarit, qe banonte ne Parma te Italise. Rrefimi per krimin, ndodhi pak ore pas ngjarjes, ne ambulance, kur ai kaloi infarkt. Vendimi eshte dhene ne Gjykaten e Assizes. Xhovani Kaiazo 43 vjec, me nje ngjashmeri me John Travolten, eshte gjetur fajtor per vrasjen e shqiptarit. Ishte Gjykata e Apelit qe vendosi kete denim, pas pretendimeve te bera ne shkallen e pare se, ai kishte vepruar per vetembrojtje pasi ndihej i kercenuar nga shqiptari.

Vrasja ka ndodhur naten e 31 mars 2008. Shqiptari Lulezim Hoxha, 21 vjec, e ka pare veten perballe nje arme "Beretta", qe mbahej ne dore nga Kaiazo. Arma ishte pa leje dhe e paregjistruar ne asnje vend. Me pare kishte ndodhur nje sherr. Por ne momentin kur Hoxha ishte bere gati te terhiqej, ishte vone. Kaiazo ka qelluar nje plumb ne drejtim te tij, duke e kapur ne sy. 21-vjecari shqiptar, i cili ishte nen shoqerine e nje miku, bie i plagosur rende ne toke. Te gjithe njerezit qe gjendeshin ne diskoteke, ikin me vrap nga frika. E ne kohen kur nuk kishte njeri, Kaiazo ngre trupin e vdekur, e ve ate ne bagazhin e makines dhe shkon larg, ne brigjet e lumit Po, per te varrosur te riun. E nderkaq kthehet serish ne vendin e ngjarjes. Merr lecken dhe pastron te gjithe sallen, duke hedhur copat e ngjyera me gjak ne nje hapesire te mbushur me cakull. Pistoleten e hedh ne nje hendek, nderkohe qe trupin e kishte varrosur.

Kur arriti policia nuk mundi te gjente trupin. Por gjate nje momenti ai ka pesuar nje atak dhe ka treguar per ngjarjen. Sipas vendimit, ai cdo dite ka mundesine te largohet nga tre ore, nese do te kete ankth, qe mund te jete fatal per jeten e tij. Prokurori, Gianluca Nascimbeni, ka kerkuar qe 43-vjecari te denohej me 25 vjet e 6 muaj, 24 vjet per vrasjen dhe nje e gjysme per "mbajtjen e armes pa leje" dhe "fshehje e demtim te kufomes". Por ai ka perfituar nga masat lehtesuese per shkak te semundjes se tij. E ne fund, gjykata ka vendosur denimin me 24 vite burg, por qe do i vuaje ne shtepi per shkak te kurimit me ilace per zemren.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›