E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, 37 lëkundje të tokës gjatë natës

Banore dhe punonjes te zjarrfikeses ne zonen e goditur nga termeti / foto "La Republicca"

Toka vijon të dridhet nën këmbët e italianëve në zonën e Emiljas, ku gjatë natës së kaluar janë regjistruar 37 lëkundje të tjera.

Më e forta ka qenë e fuqisë 2.7 ballë dhe është ndier në provincën e Mantovës, rreth orës 04:16 të mëngjesit të sotëm.

Tërmeti i të martës në Italinë Veriore u mori jetën 17 vetave, 300 të tjerë u plagosën, ndërsa mijëra të tjerë mbetën të pastrehë.

Banorët e zonave të goditura gjenden prej ditësh në panik, për shkak të frikës se një tjetër lëkundje të papritur të tokës. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›