Aksident tek zona e Doganës, përmbyset automjeti

Aksident, foto arkiv
Një aksident automobilistik ka ndodhur sot tek zona e Doganës, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Aksidenti ndodhi në rrethrrotullimin e Doganës në kryeqytet, ku automjeti tip benz me targë AA 545 AE ka dalë nga rruga, duke u përplasur me bordurën anësore të saj dhe më pas është përmbysur.
Automjeti i aksidentuar doli nga rruga për të shmangur përplasjen me një tjetër automjet.
Për pasojë ka mbetur për disa minuta i bllokuar brenda në automjet drejtuesi i tij, pasi për shkak të pozicionit të makinës ishte e pamundur dalja. Policia ka bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit të mjetit. Mësohet se i riu që drejtonte automjetin ka marrë plagë të lehta. Ndërkaq, aksidenti shkaktoi rëndim të trafikut nga zona e Zogut të Zi deri te Dogana. /E.L/