E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestat me zjarrëvënie, policia kineze arrestime në Tibet

Pas dy rasteve të vetëvënies së zjarrit, forcat kineze të sigurisë kanë kryer një seri arrestimesh në qytetin Lasa në Tibet.
 

Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare të cilat theksojnë se dëshmitarët e dy akteve të zjarrvënies janë arrestuar.
 

Dy burra tibetianë i vunë flakën vetes jashtë tempullit Jokang, një veprim ky që dukej si një protestë anti-kineze.
 

Një nga dy personat humbi jetën ndërsa tjetri u mbijetoi plagëve, njofton agjencia e lajmeve “Xinhua”, sipas të cilës të dy ata ishin nga zona jashtë Tibetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›