Kazakistan, gjenden 13 persona të vrarë afër kufirit me Kinën

Zyrtarët thonë se 13 persona janë gjetur të vdekur në një postbllok në Kazakistan, përgjatë kufirit me Kinën.
Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur, por mediat citojnë zyrtarë anonim të kenë thënë se rojet kufitare janë gjetur larg nga pikat kufitare.
Mediat raportojnë gjithashtu se armët e rojeve kufitare janë zhdukur.
Zëvendësdrejtori i shërbimit kufitar të Kazakistanit, u ka thënë mediave se një grup i zyrtarëve të lartë të sigurisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të hetuar.
Kazakistani ka vendosur pika kontrolli përgjatë kufirit kinez për të parandaluar prerjet ilegale të drurëve nga kinezët në territorin e Kazakistanit.