OBSH: Industritë e duhanit të ndalojnë fushatat "djallëzore"
Në ditën botërore kundër duhanit, Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka bërë thirrje për zbatimin e masave që do të ndalonte ndërhyrjen e industrive të duhanit në përpjekjet anti-duhan.
Këtë vit fushata e OBSH-së përqëndrohet në “nevojën për të ekspozuar dhe luftuar përpjekjet gjithnjë e më agresive dhe të paturpshme të industrive të duhanit për të zhvlerësuar përpjekjet globale për kontrollimin e duhanit”.
OBSH akuzon industritë e duhanit se po përdorin “taktika të dëmshme dhe djallëzore” për të mbajtur gjallë bizneset e tyre, që rrezikojnë jetët, shfrytëzojnë metoda të sofistikuara për të ndikuar në opinionin publik mbi duhanpirjen.
Dita Kundër Duhanit e ka fillesën e saj në vitin 1987, dhe ka për qëllim sensibilizimin e qytetarëve që të përmbahen nga duhanpirja të paktën një ditë në vit.