E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, 4 vite burg Berlusconit për evazion fiskal

Gjykata e Shkallës së Parë në Milano e ka dënuar me 4 vite burg ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconi për evazion fiskal.

Berlusconi u shpall fajtor për akuzën e evazionit fiskal dhe abuzimit me detyrën publike, dhe vec 4 viteve burg, u dënua edhe me 3 vite larg zyrave publike. Gjithcka lidhej me parregullsitë e gjetura me shit-blerjet e të drejtave televizive nga Mediaset.

Sipas vendimit të gjykatës, Mediaset, në pronësi të Berlusconit, ka shfrytëzuar një skemë antiligjore për shit-blerjen e të drejtave televizive të cilat kalonin nga njëra dorë në tjetrën me efektin financiar rritjen artificiale të çmimeve.

Procesi zgjati plot 6 vjet dhe përvec Berlusconit, fajtor u shpallën edhe producenti amerikan, Frang Agrama që u dënua me 3 vite burg, ndërsa u la i lirë Fedele Confalonieri, president i grupit mediatik, Mediaset.

Në një tjetër proces gjyqësor të ngjashëm, atë “MediaTrade”, Berlusconi dhe presidenti i Mediaset u shpallën të pafajshëm.

Ndërkaq pritet që vendimi të apelohet në gjykata të shkallëve më të larta nga ish-kryeministrin Berlusconi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›