Moska jo ndërmjetëse, përshëndet dialogun Beograd-Prishtinë

Moska zyrtare ka përshëndetur sot vazhdimin e dialogut të Beogradit e të Prishtinës dhe ka porositur se nuk do të jetë ndërmjetës në këto bisedime.
Nuk jemi përgatitur dhe nuk o përgatitemi të jemi ndërmjetës në dialogun e Beogradit dhe Prishtinës, ka thënë përfaqësuesi i MPJ-së të Rusisë Aleksandar Lukasheviç, njofton Tanjug.
"Sa i përket dialogut, atë mund ta përshëndesim dhe ne që nga fillimi kemi thënë se cilado zgjidhje do të jetë efikase e stabile nëse Beogradi e Prishtina merren vesh për të”, ka thënë Lukasheviç.