Itali, 5 shqiptarë në pranga për trafik droge

Pesë shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane për trafik droge dhe klandestinësh.
Ngarkesa me mariuanë dërgohej nga Shqipëria në bregdetin e Ceranos, provincë e qytetit të Brindisit, ku nga këtu droga dhe klandestinët drejtoheshin në zona të ndryshme të Italise. Kjo tregti u zbulua nga nga policia e Brindisit, që me urdhër të gjykatës, realizoi 6 arrestime, në zona të ndryshme të Italise, një operacion ky i quajtur "Eagle Bridge" realizuar nga skuadra speciale, e drejtuar nga Francesco Barnaba.
Pjesa më e madhe e gjashtë të arrestuarve janë shqiptarë, dy nga të arrestuarit janë dhe vëllezërit Gertian e Bledar Qarri ku urdhëri i dhënë nga gjykatësi me kërkesë nga prokurori i antimafias të qyteti të Leces, Cataldo Mota,i është njoftuar në burg ku ishin të dënuar dhe për çështje të tjera. Tre persona të tjerë u shpëtuan forcave të rendit.
Në krye të kësaj organizate trafikantësh droge mes Shqipërisë dhe Italisë mendoht se është Hambi Budani, i cili nuk është mes të arrestuarëve. Ndërkohë që shqiptarët e tjerë të arrestuar janë Aleksandër Toshi, Ektor Cane, Sabin Braho, Arian Gorica, Eriselda Selimaj dhe shtetasi italian Vito Sicilia. Veç Budanit, kanë arritur t'i shpëtojnë policisë edhe Alban Gamberi e Gertian Zaho.