E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, 56 të akuzuar për "Mashtrimin më të madh fiskal të të gjitha kohërave"


Prokuroria italiane ka vënë nën akuzë 56 persona, për atë që media vendase e quan sot "mashtrimin më të madh fiskal në të gjitha kohërat". Nën akuzë janë krijuesi i kompanisë së internetit Fast-ueb, Silvio Skalja, administratori i deleguar i saj, Stefano Parizi, si dhe senatori Nikola di Xhirolamo. Edhe Telekom Italia është e përfshirë në skandalin e këtij mashtrimi të stërmadh. Guardia di Financa zbuloi një evazion fiskal prej 2 miliard eurosh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›