Terroristët: Do të vrasim përgjegjësit e krizës në Greqi
Në një deklaratë dërguar të përjavshmes "To Pontiki", që është publikuar sot, organizata terroriste merr përgjegjësinë e një atentati me bombë kundër zyrës së ministrit të Brendshëm, Michalis Chrisochoidis. Bomba që duhej të aktivizohej në distancë me anë të një telefoni celular, u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga forcat speciale duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Chrisochoidis cilësohet nga grupi i armatosur si "gardiani i elitave politiko-ekonomike që janë përgjegjëse për krizën sistematike të kapitalizmit botëror dhe për tronditjen e Greqisë".
"Vullneti i Popullit" paralajmëroi se në të ardhmen do të përdorë metoda lufte më efikase për të goditur jo vetëm Chrisochoidis por edhe eprorët e tij, për shkak të pabarazive dhe padrejtësive.
"Vullneti i Popullit", që konsiderohet pranë organizatës tjetër terroriste "Lufta Revolucionare" dhe është i vetmi grup aktiv grek që Shtetet e Bashkuara e kanë përfshirë në listën e organizatave terroriste, u shfaq për herë të parë në vitin 2004 me një atentat me bombë kundër gjykatës në Larisa. Ky ishte sulmi i parë në Greqi ku në një atentat u përdor shpërthimi i aktivizuar në distancë me një telefon celular.
Pas disa sulmesh të tjera, në vitin 2009 grupi mori përgjegjësinë e një atentati kundër një ish-këshilltari të Jorgos Papandreut që ishte përfshirë në skandalin e kompanisë Siemens.