Itali, 6 mije shqiptare me nenshtetesi gjate 2009
Emigrantet shqiptare ne Itali, gjate vitit te kaluar kane qene me te privilegjuarit, per vete faktin se kryesonin listen e personave te cilet kane perfituar nenshtetesine italiane. Gjate nje seminari te organizuar ne Torino, jane bere publike te dhenat nga Instituti Italian i Statistikave, ka rezultuar se mbi 6 mije shqiptare jane pajisur me nje pasaporte te dyte.
Nenshtetesia
Popullsia e Italise eshte rritur gjate vitit te fundit vetem per shkak te emigranteve te cilet kane marre pasaporte te ketij shteti. Sipas te dhenave nga Instituti italian i Statistikave rezulton se popullsia italiane eshte rritur gjate vitit 2009 me 0,5 per qind, ose 295 mije banore,te gjithe te huaj. Numri i rezidenteve joitaliane ne fund te vitit 2009 perbente 7 per qind te totalit te popullsise, ose mbi 4.2 milione banore. Te dhenat jane bere publike gjate nje takim te organizuar nga parlamentari italian Marco Calgaro dhe gazetari Benko Gjata. “Ne rritje rezulton gjithashtu edhe numri i qytetareve te pajisur me nenshtetesi italiane, mbi 40 mije ne 2009-en. Renditjen e shteteve, qytetareve te te cileve ju eshte dhene nenshtetesia italiane, e kryeson pikerisht Shqiperia, mbi 6 mije qytetare te se ciles jane pajisur gjate 2009-es me pasaporten e tyre te dyte,” eshte theksuar gjate takimit te quajtur “Qytetaret e rinj dhe nenshtetesia italiane”.
Ndryshimet
Pavaresisht se Shqiperia ka pasur numrin me te larte te pasaportave te marra ne shtetin fqinje, emigrantet shqiptare kane kerkuar thjeshtesim te procedurave per perftimin e tyre. Gjate takimit u theksua nevoja per rishikimin e ligjit aktual te nenshtetesise italiane, qe nen driten e zhvillimeve te viteve te fundit ne fushen e imigracionit, eshte konsideruar i papershtatshem. Reduktimi i numrit te viteve te rezidences se panderprere ne Itali si kusht per dhenien e nenshtetesise. Pajisja automatike me nenshtetesine italiane e femijeve te emigranteve te lindur ne Itali, apo te ardhur ketu ne moshe te vogel; reduktimi i koheve te stergjata te burokracise per vleresimin e praktikave, ishin disa nga propozimet kryesore qe u diskutuan gjate takimit. Gjate takimit u theksua se marrja e nenshtetesise italiane nuk do te thote mohim i kultures se origjines, por thjesht nje pershtatje me vendin ku jeton.
Femijet, si pajisen me dokumentacion
Femijet e emigranteve te lindur ne Itali do te mund te kerkojne shtetesine italiane vetem pasi te kene mbushur 18 vjec (ashtu si sot), por me kusht qe te kene ndjekur me sukses te gjithe shkollen e detyrueshme. Megjithate, perballe ketyre rregullave te reja eshte kerkuar te pakten per te miturit qe “duhet te jete menjehere italiane kush lind ketu, nese njeri nga prinderit ka qendrim te rregullt ne Itali prej te pakten pese vjetesh, dhe duhet te behet italian i mituri (gjithnje i lindur ne Itali), qe perfundon ketu nje cikel studimesh.
Kushti i marrjes se nenshtetesise me pike
Brenda 24 muajve, nje emigrant duhet te mesoje italishten, te mesoje Kushtetuten, te regjistrohet ne sistemin shendetesor dhe ti dergoje femijet ne shkolle. Nese do t’ia dale mbane, do te fitoje 30 piket e nevojshme. Nese do ti afrohet kesaj shifre, do te perfitoje edhe nje vit shtese. Nese mbetet ne zero, do te debohet. Kush denohet, edhe jo ne forme te prere, me nje denim jo me pak se tre muaj do ti hiqen te gjitha piket dhe do te largohet nga Italia. Ky eshte sistemi qe zbatojne emigrantet ne Itali per te marre lejen e qendrimit. E gjitha kjo do te kontribuoje per te arritur objektivin e njohjes se gjuhes italiane, punes dhe shtepise. Marreveshja e integrimit do te zbatohet vetem per lejet e reja te qendrimit dhe s’do te kete asnje kosto per emigrantin. Marreveshja nenkupton nje karte per emigrantin i cili duhet te arrije 30 pike ne dy vjet. Pas dy vjetesh shteti do ti jape nje zgjatje prej nje viti dhe nese akoma nuk ka arritur te marre piket minimale, nuk do ti jepet leja e qendrimit.
Sipas percaktimeve te bera, pohohet se emigranteve, qe kerkojne shtetesine italiane, do tu duhet te kene perseri rezidence te rregullt prej te pakten dhjete viteve dhe pervec kesaj, edhe te kene ndjekur kurse te detyrueshme historie dhe kulture italiane e evropiane, edukate qytetare dhe per njohjen e Kushtetutes. Ne rast te mosplotesimit te ketyre kushteve, do te rishikohet edhe refuzimi i kerkeses per marrjen e shtetesise.