E Diel, 1 Nëntor 2026

Reportazh/ Si kalojne qindra pushues oret e nxehta prane kompleksit te pishinave

Fjoralba Shahaj
Eshte vape, te gjithe me zor presin pushimet verore. Pa mundur t’i drejtohen ujerave te kristalta te detit Adriatik apo Jon, larg zhurmes dhe vapes zhuritese, te pakten 450 kryeqytetas zgjodhen dje deri ne mesdite te kalonin diten ne kompleksin e pishinave qe ndodhet prane Liqenit Artificial. Jemi zhvendosur fare pak metra larg qendres se Tiranes, ne nje ambient relaksues, te nderthurur bukur me natyren, ku shumekush “le hallet pas”, per t’u relaksuar disa ore me te afermit, kush duke notuar ne nje nga 6 pishinat, kush me shoqerine etj. “Vijme sa here kemi kohe, qofte edhe per 2-3 ore”, tregon Ogerti, nje adoleshent, i cili mundesite per te shijuar ujin e pishinave, nuk i le t’i ikin nga dora.
Sipas statistikave, 300-350 persona ne dite, eshte fluksi mesatar i pushuesve qe zgjedhin kete destinacion, ndersa fundjavave ky numer peson rritje te dukshme. Ajo qe e ben konkurrues dhe me me shume avantazhe kete vend, eshte ne radhe te pare afersia me qytetin, ne radhe te dyte cilesia e ujit dhe pastertia e ambientit, si dhe fakti qe nuk e kemi ndryshuar cmimin e biletes, qe eshte i leverdishem”, na shpjegon Zenun Shalari, administratori i ketyre pishinave, qe presin vizitore te shumte, prej mese 10 vjetesh. Zenun Shalari eshte lab me origjine dhe si nje njeri i regjur me detin, ndoshta nuk do t’i shkonte me shume per shtat ndonje pune tjeter, sesa kjo.
Serena eshte nje vogelushe me mama ukrainase. Edhe ajo preferon t’i kaloje disa ore ne jave ne pishina, ku po meson edhe notin. “Me pelqen ketu sepse ka shoqe dhe ka lodra”, thote ajo me gjuhen e saj femijerore. Rreth 70 per qind e pushuesve jane femije. Verejme qe si “bay-watch” te vertete, instruktoret neper pishina garantojne rregullin dhe sigurine e jetes se personave qe lahen atypari, edhe pse me pushuesit nuk ekziston asnje “kontrate e shkruar”, sipas se cilave ata jane te garantuar nga cdo pikepamje.

“Nuk ka krize, mungesa e diellit na con ne krize”
“Per ne krize eshte kur nuk ka diell, kur jane temperatura e ulta”. Keshtu e nis biseden administratori i ketij kompleksi pishinash, Zenun Shalari, ndersa e pyesim se a eshte prekur aktiviteti qe ai drejton nga e ashtuquajtura krize globale. Ai thote se e vetmja pengese mund te jete moti, sepse banoret, kur vjen puna te vapa, nuk ngurojne ta fusin doren ne xhep. “Muaji maj dhe qershor i ketij viti nuk kane qene shume premtues sa i perket motit, edhe pse korriku duket goxha mire, te pakten deri tani”, pohon Shalari, motoja e se cilit eshte “Pertoke nuk duhet te gjendet as nje bisht cigarje”. Ndersa gumezhitjet e hareshme te femijeve degjohen ngado ne hapesiren prej 3.5 ha., administratori sqaron se klientet pyesin veten per tre elemente, kur vjen puna per te zgjedhur nje destinacion per te kaluar diten e pushimit. “Cilesia e ujit, pastertia e ambientit dhe ushqimi”, thote Elona Veshti, nje pushuese me dy femije, e cila shpenzon nje pjese te mire te pushimeve te saj verore neper pishina. Si per koincidence, pritshmerite e saj perkojne me qellimet qe i kane vene vetes investitoret e pishinave. “Eshte bere mjaft kujdes per te plotesuar kriteret e nevojshme, me pas edhe ato luks, ne menyre qe klientet te kenaqen sa me shume”, thote Shalari, i cili sakteson se per te arritur deri ketu jane dashur jo pak para, me teper se 1.5 milion dollare investim. Eshte rikonstruktuar pishina VIP dhe ajo e femijeve, per te arritur ne nivele perendimore, si dhe jane trajtuar nga pikepamja ndertimore edhe pishinat e tjera, si ajo qe quhet Trampolina, Olimpikja dhe Familjarja. Po keshtu, per ta kompletuar me tej kete kompleks, ne zone gjenden edhe 5 fusha minifutbolli. Me raste, sic eshte dita e 1 Majit, mesojme se ketu jane dyndur edhe 3500 persona.

Uji i pishinave, si ruhet higjiena
Jo rrallehere jemi trembur teksa kemi degjuar paralajmerimet per pastrimin e ujit nepe pishina, nga inspektoret e Higjienes. Por, kur degjojme se ne keto pishina zbatohet me rigorozitet trajtimi me teknika perendimore i ujit, mund te marrim fryme lehtesisht. “Ne synojme ta mbajme ujin ne parametra te nevojshem; qe ai te ruaje ngjyren nga ana vizive, te kete parametrat e duhur nga pikepamja kimike etj. Uji trajtohet me metoda perendimore, kalon 2 here ne 24 ore neper filtra me rere, qe kane ardhur nga Gjermania. Kjo metode eshte 100 per qind e garantuar per pushuesin”, pohon Shalari, sipas se cilit, uji nuk nderrohet totalisht, por shtohet vetem nje perqindje e vogel ne te (5-7% uje, sipas nevojave). Ai sqaron se uji nuk nderrohet, pasi nese kjo do te ndodhte, do t’i duhej gati nje jave te arrinte temperaturen e duhur per t’u lare. I pyetur nese inspektoret e higjienes vijne shpesh per kontrolle, ai thekson se “nese nuk vijne ata, i therrasim ne”. Kjo pasi ne radhe te pare, ata jane te interesuarit qe mes radheve te klienteve te shumte qe qarkullojne aty cdo dite, te mos kete as edhe nje infeksion te mundshem.

Gjerat qe nuk duhen bere neper pishina ose plazhe
“Ndoshta djemte do te mbeten keq, por etika flet qarte: plazhi eshte vetem per te marre diell, jo per parade”. Keshtu shprehet Nikolas Santini, ekspert i huaj per etiken. Ne radhe te pare, ne mesin e gjerave qe duhen shmangur absolutisht ne plazhe e pishina eshte perdorimi i sapunit. “Dushet qe jane te vendosura neper plazhe”, thote Santini, “sherbejne vetem per t’u freskuar apo per te hequr kripen. Disa gjera eshte mire te behen me dyer te mbyllura”. Sipas ekspertit, ndalohen perdorimi i sapunit ne dushet qe jane jashte, hyrja ne bar apo restorant vetem me rroba banje, perhapja e kremit te diellit ne te gjithe trupin para te tjereve, te berit tualet (make-up) para te gjitheve, perdorimi i cadres si ne nje shtrat dhome, zilja e celularit me ton te larte, ndryshimi i kostumit pa hyre ne kabine, pirja e duhanit, lejimi i femijeve te shqetesojne njerezit ne cadrat fqinj. “Urojme qe keto keshilla te hyjne ne veshet e pushuesve”, shton eksperti.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›