E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhet makthi 3-mujor per Rezarten

U bene plot 100 dite, qe Rezarta Tahiraj ishte larguar dhe nuk ishte kthyer ne shtepi. “Njerez te Humbur” per nje jave te tere kerkimesh arriti te lokalizoje vendndodhjen e Rezartes, ne qytetin e Lezhes dhe bashkepunimi me policine e ketij qyteti, coi ne gjetjen e vajzes dhe kthimin e saj ne shtepi. E gjithe historia e vajzes ishte perqendruar ne Greqi duke u bazuar nga nje telefonate qe nena e Rezartes, Nazmije Tahiraj kishte marre perpara 2 javesh dhe e kishin lajmeruar se vajza ndodhej ne Athine dhe do te kthehej shume shpejt ne shtepi. E verteta nuk ishte e tille, pasi Rezarta nuk kishte kaluar asnjehere kufirin shqiptar dhe kishte qendruar ne qytetin e Lezhes. Gazetaret e “Njerez te Humbur” lokalizuan vendin ku ajo qendronte deri naten e se premtes mbrema dhe ne saje te kontaktit me policine, Rezarta vetem disa ore pas mbylljes se programit investigativ u kthye ne shtepi. Me ne fund shqetesimi i nenes se saj mbaroi dhe Rezarta ndodhet prane familjes, me nenen, vellane dhe motren e saj. Ngjarja e publikuar ka shqetesuar te gjithe opinionin publik shqiptar pasi dyshohej per trafikimin e nje vajze minorene nga persona te tjere me precedente penale.
***
Transmetimi maratone i emisionit “Njerez te Humbur” ka vazhduar edhe te premten qe sapo lame, ne nje transmetim te drejtperdrejte ne televizionin “Klan”. Edhe pse me nje orar me te shkurtuar se zakonisht, emisioni u pasua nga nje numer i madh teleshikuesish, qe ndihmuan ne kerkimet per gjetjen e personave te humbur. Historia e vajzes 16 – vjecare, Rezarta Tahiraj e humbur prej 3 muajsh, u finalizua me sukses. Zhdukja e saj e publikuar nje jave me pare u pasua nga levizje te shumta si nga stafi i “Njerez te Humbur”, por dhe nga instancat shteterore qe merreshin direkt me ceshtjen e saj. Ajo u gjet ne qytetin e Lezhes dhe per fat te mire vajza ishte shendoshe e mire dhe eshte kthyer prane nenes, motres dhe vellait. Vajza nuk kishte kaluar asnjehere ne Greqi dhe kishte qendruar per gjithe kete kohe mungese ne familje ne qytetin e Lezhes. Bashkepunimi me policine e ketij qyteti, realizoi gjetjen e saj dhe kthimin ne shtepi, mengjesin e dites se shtune. Surprizat e nates te se premtes mbrema ne televizionin Klan nuk mbaruan ketu. Nje tjeter histori pati zhvillime te shumta, ku nje nene kerkonte djalin prej mese 25 vjetesh, te braktisur ne moshen 1 vjecare. Mimoza Meko, meson per here te pare se djali i saj nuk kishte vdekur ashtu sic i kishin thene ne Shtepine e Femijes ne Korce, por ne te vertete ai eshte gjalle dhe i biresuar ne nje familje tjeter. Po ashtu stafi i gazetareve kishte mundur te gjente nje fotografi, te Arjan Mekos ne kohen kur ai kishte qene 3 vjec. Sot, ai mban nje tjeter identitet dhe eshte gjetur edhe adresa ku ai jeton dhe shume shpejt takimi i shumepritur i nenes me djalin e saj, do te realizohet pas 25 vitesh. Paralelisht me rastet e mesiperme nuk kishte si te mos mungonte dhe historia e 46 vjecarit nga Prishtina Shpend Bucaj. Investigimet kane vazhduar serish ne Shqiperi kesaj here ne Lac dhe ne Durres. Edhe pse ka kaluar nje kohe shume e gjate, qe kur ai ka humbur, serish faktet flasin se Shpendi ka qendruar ne Shqiperi pas hedhjes nga varka. Gazetaret e “Njerez te Humbur’ shkuan ne banesen ne te cilen strehoheshin te gjithe kosovaret e ardhur para vitit 1990, ne kullen e Preng Previzit. Intervistat e marra me banore qe kishin jetuar aty prane si dhe ne qytetin e Lacit treguan se Shpend Bucaj ka ardhur dhe ka qendruar ne kete qytetet.

“Njerez te Humbur” verteton se Arjan Meko eshte gjalle

Historia tjeter e prezantuar ne “Njerez te Humbur”, i perkiste rubrikes “Ironi Fati” qe kishte ndodhur kesaj here tek nje nene qe kerkon prej 25 vitesh djalin e saj te quajtur Arjan Meko. Kushtet e veshtira e kishin detyruar Mimozen qe pas lindjes ta conte djalin e saj ne Shtepine e Femijes ne Korrce. Ne moshen 1 vjecare asaj i thone se djali i saj kishte vdekur, por megjithate dyshimet e Mimozes kane qendruar per te gjitha vitet se Arjani ishte ende gjalle. Stafi i “Njerez te Humbur” arriti te zbulonte se dyshimet e Mimozes ne fakt ishin te verteta, pasi Arjani nuk kishte vdekur, por ishte biresuar nga nje familje te cilit i kishin vene nje tjeter identitet. Per ta vertetuar kete, surpriza e radhes u realizua nga drejtuesja e emisioni, Aida Shtino e cila i tregoi per here te pare pas 25 vitesh, Mimozes nje fotografi te djalit te saj, Arjan Meko kur ai kishte qene 3 vjec. Emocionet ishin te forta dhe njekohesisht nena e Arjanit morri lajmin e mire se kerkimet per gjetjen e djalit, tashme 26 vjec ishin ne rruge te mbare dhe shume shpejt do te mesohet se ku qendron aktualisht. Me shpresen se bashkimi i Mimozes me Arjanin nuk do te vonoje, anuncimi i historive te tjera qe presin te zbardhen pasuan pjesen ne vazhdim te emisionit.

Te tjera verifikime ne Shqiperi per Shpend Bucaj

Kane kaluar plot 28 vite kur Shpend Bucaj ka humbur dhe sot pas shume javesh kerkimesh ne “Njerez te Humbur”, gjithnje e me shume po vertetohet fakti se 46 vjecari nga Prishtina ka qendruar ne Shqiperi. Gazetaret e ketij emisioni kane arritur te zbardhin te tjera te dhena dhe argumente te marra nga deshmitare te ndryshem qe pretendojne se e kane pare dhe njohur Shpend Bucaj. Kulla e Preng Pervizit ishte, vendi qe strehonte te gjithe kosovaret e ardhur perpara vitit 1990 dhe sipas deshmive te marra aty ka qendruar edhe Shpend Bucaj. Investigimi ne terren u realizua me intervista te shumta te marra ne qytetin e Lacit nga banore te shumte qe rrefejne se Shpendi ka qendruar ne Lac per disa muaj ne vitin 1982. Mendohej se ne fakt Shpendi ishte i fejuar edhe me nje vajze nga qyteti i Lacit, por u vertetua se ne te vertete ishte nje tjeter kosovar dhe mbante emrin Gjok. Misteri qendron ende ne zbulimin e kosovarit qe ka qendruar ne banese dhe qe ka tentuar te largohet dhe me vone eshte kapur ne nje fshat afer te quajtur Gallade. Intervistat kane treguar se ne kohen kur ky kosovar ishte larguar ne kulle nuk ka pasur asnje kosovar tjeter dhe ka qene i vetmi person qe eshte ndodhur ne banese. Pas kapjes ne Gallade, eshte realizuar nje gjyq ne qytetin e Krujes dhe me vone nuk dihet se cili ka qene vendimi qe eshte marre per kete kosovar, qe sipas qytetareve te Lacit ka qene shume i ngjashem me Shpend Bucaj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›