E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali/ Babai plagos të bijën, ishte e lidhur me një shqiptar

Një 44 vjeçar në Itali, ka goditur të bijën në fyt me anë të një shtize për shkak se ajo kishte lidhje me një shqiptar.
Vajza 23 vjeçare tashmë gjendet e shtruar në spitalin e Ankonës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në banesën e tyre, nga e cila 44-vjeçari Mario Matarazzo ishte larguar pikërisht për shkak të zënkave me të bijën.
Autori i krimit u përpoq të arratisej, por u arrestua nga policia me akuzën e tentativës për vrasje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›