Kosovë, të enjten nis fushata zgjedhore
Komisioni për Ankesa dhe Parashtresa ka bërë të ditur se ka pranuar të paktën katër ankesa për shkelje të mundshme të rregullave të zgjedhjeve dhe se ato do t’i shqyrtojë këtë javë.
Sipas analistit Halil Matoshi fillimi i parakohshëm i fushatës zgjedhore nuk është problemi kryesor paraelektoral.
“Realisht fushata zgjedhore në Kosovë ka filluar tash e një muaj dhe ky është një realitet. Këtu nuk është krejt e keqja. Secila parti ka nevojë që t’i promovojë kandidatët e vet, të bëj propagandë të ashtuquajtur informative dhe këtu nuk është problemi. Për mua problemi qëndron tek vizionet e partive politike që i ka sot Kosova, se çfarë pushteti lokal do të ndërtojnë ato dhe a do t’i përgjigjet ai pushtet qytetarit të komunave apo konjukturave partiake”, deklaroi ai për rrjetin e BBC-së.
Analisti Matoshi beson se votuesit kosovarë do ta shfrytëzojnë fushatën zgjedhore për t’u njohur me programet e kandidatëve që garojnë në komunat e tyre dhe se do të përcaktohen për të votuar për programin, e jo për partinë.
Ndërkohë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve thonë se përgatitjet rreth organizimit të zgjedhjeve të para pas pavarësisë, po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë.
Zëdhënësi i KQZ-së, Fehmi Ajvazi, paralajmëron se së shpejti do të konfirmohet edhe numri i qytetarëve me të drejtë vote.
“Ne së shpejti presim ta kemi edhe listën e votuesve dhe realisht numri i zgjedhësve nuk do të dihet derisa nuk certifikohet lista e votuesve. Një ekip i KQZ-së tashmë është në Slloveni për të parë si po shkon prodhimi i listave të votuesve. Do të ketë rreth 1.5 milion fletëvotime për këtë proces zgjedhor dhe natyrisht dhjetë për qind gjithmonë prodhohen më tepër”, theksoi zëdhënësi i KQZ-së për rrjetin britanik.
Edhe kësaj radhe, diaspora kosovare do të ketë mundësi që të votojë përmes postës.
Zëdhënësi Ajvazi thotë se një numër jo aq i madh i kosovarëve që jetojnë jashtë vendit kanë shprehur interesim për të hedhur votën e tyre në zgjedhjet e sivjetme lokale.
KQZ-ja ka bërë të ditur se edhe rreth 5 mijë qytetarë të verbër, do të kenë mundësinë për të votuar sipas alfabetit të Brajtit.