E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Bepe Grillo e tepron: Duam 100% të parlamentit

08-03-2013 / Gazeta 55

Deklarata shok nga ana e komedianit Bepe Grillo. “Duam 100% te parlamentit. Jo 20, as 25 apo 30. Kur lëvizja të arrijë 100%, atëherë ekziston shteti. Kam lançuar një ide, nuk është në planin politik, por një vizion për botën”.
Komediani ka sulmuar serish prezantuesit televizive duke thënë se “janë paguar nga partitë për të hedhur baltë mbi ne”.
Në këtë mënyrë Bepe Grillo i është rikthyer sulmit në qendër të të cilave ka vënë mediat.
“Duhet te na falënderojnë, nëse dështojmë, Italia do të përfundojë nëe dhunë”- ka deklaruar lideri i lëvizjes 5 yjet në një intervistë për gazetën “Time”.
“Unë jam një komik i jashtëzakonshme. Do të bëj një tur botëror, do të bëj spektakël dhe do të jem ai që jam. I përgjigjet Grillo revistës “Time” që pyet se si e sheh veten pas një viti.
Ndërsa kryetari i partisë demokratike Pier Luixhi Bersani refuzimeve të vazhdueshme të Grillos u përgjigjet; “Grillo nuk do diplomaci në këmbim të vendeve në parlament, dhe unë më pak se ai”. “Nuk replikoj me ofendimet e Grillos, tani kam në mendje vendin tim dhe dua të prezantoj propozime që mund të realizohen”, është shprehur Grillo.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›