E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria italiane 15 milionë euro kredi për biznesin shqiptar

08-03-2013 / Gazeta 55

Nënshkruhet faza e dytë e marrëveshjes financiare mes qeverive

Megjithëse në krizë, qeveria italiane akordon 15 milionë euro kredi të buta për biznesin shqiptar.
Është nënshkruar faza e dytë e marrëveshjes financiare mes qeverive të dy vendeve për ndihmën e integruar të SME-ve shqiptare.
Nga viti 2006 qeveria italiane ka financuar mbi 42 milionë euro kredi për zhvillimin e gjerë të sipërmarrjes vendase, ku 27,5 milionë i përkasin fazës së parë të financimit.
Nga ky projekt kane përfituar rreth 80 NVM, të cilat kanë rritur standardin e produkteve Made in Albania në rajon e më tej. Këto investime kane mundësuar punësimin e mbi 500 qytetareve.
Ambasadori italian në Tiranë Massimo Gaiani ka vlerësuar mënyrën e përdorimit të këtyre kredive nga ana e ndërmarrjeve..
“Gjatë vizitave që ne kemi kryer në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat kanë përfituar nga kjo linjë kredie ne kemi vërejtur se është rritur aftësia e prodhimit të këtyre ndërmarrjeve, por edhe ka forcuar më tej bashkëpunimin mes bizneseve të të dy vendeve”.
Sipas ministrit Haxhinasto këto kredi do të përdoren kryesisht për financimin e bizneseve të reja për të rinjtë dhe gratë, të cilat praktikisht hasin vështirësitë më të mëdha në aksesin e kreditimit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›