Merkel sillet dy orë në ajër, nuk i lejohet fluturimi mbi Iran

Kështu, avioni me të cilin po udhëtonte Angela Merkel është detyruar të sillet në hapësirën ajrore turke për rreth dy orë.
Menjëherë pas kësaj, Gjermania ka thirrur ambasadorin iranian për të shpjeguar incidentin.
Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Guido Vestervelle, theksoi se “Pengimi i kalimit të kancelares gjermane mbi Iran është absolutisht i papranueshëm. Kjo tregon mungesë respekti ndaj Gjermanisë dhe ne nuk e pranojmë këtë”.
“Kurrë më parë nuk na ka ndodhur diçka e tillë”, theksoi zëdhënësi i Merkelit, Steffen Seibert, i cili shkroi në Twiter: "Fillim i pazakontë udhëtimi për në Indi. Irani i refuzoi përkohësisht avionit të kancelares fluturimin në hapësirën e tij ajrore. Ulje me vonesë në Nju-Delhi".
Sipas një gazetari të televizionit publik gjerman "ARD", që shoqëron Angela Merkelin, një tjetër avion me katër ministra të qeverisë gjermane në bord, mundi të fluturonte pa probleme mbi hapësirën ajrore iraniane dhe u ul sipas parashikimeve në kryeqytetin Indian dhe jo dy orë me vonesë si avioni i kancelares.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe ministrat gjermanë shkuan në Indi për një vizitë pune tre-ditore.
Javën e kaluar, Bashkimi Evropian shtoi sanksionet mbi Teheranin zyrtar pasi nuk shikohet progres në bisedimet për programin bërthamor të shumëpërfolur.
/Start/F. Prroni/
2011-05-31 11:57