E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Berluskoni humbet Milanon pas 20-vjetësh

ITALI- Për herë të parë pas 20 vjetësh, partia Populli i Lirisë e Silvio Berluskonit ka humbur bastionin e kryeministrit Milanon, në zgjedhjet lokale.

Rezultatet nga numërimi i gati 90 për qind e rezultateve tregojnë se Xhuliano Pizapia dhe Luigi de Magistris, nga qendra e majtë do të jenë kryetarët e rinj të bashkive të Milanos dhe Napolit.

Por, nuk janë vetëm këto dy qytete që shënojnë suksesin e qendrës së majtë në këto zgjedhje lokale. Kaljari dhe Trieste janë fituar gjithashtu nga kandidatet e të majtëve.

Këtë të dielë italianët votuan në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në 90 qytete dhe gjashtë qarqe, megjithëse e gjithë vëmendja ishte përqendruar në Milano, qytetin e lindjes së kryeministrit që konsiderohet si kryeqyteti financiar i Italisë, Milano si dhe në portin jugor të Napolit.

Në raundin e parë të zhvilluar me 15 dhe 16 maj, Berluskoni pësoi një disfate ku e majta e qendres ruajti kontrollin ne qytete te tilla si Torino dhe Bolonja.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›