E Shtunë, 31 Tetor 2026

TPI: Mlladic e Karaxhic, proces gjykimi të përbashkët

HAGË- Zyra e prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare TPI njoftoi se po shqyrton të gjitha mundësitë lidhur me një bashkim të mundshëm të proceseve ndaj Ratko Mlladiç dhe Radovan Karaxhiç, përkatësisht ish-shefi ushtarak dhe politik të serbëve të Bosnjes.
"Po i shqyrtojmë të gjitha mundësitë dhe brenda procedurës, ka mundësi të kërkohet një bashkim i dy çështjeve", i deklaroi AFP-së Frédérick Sëinnen, këshilltari i posaçëm i prokurorit Serge Brammertz.
"Prokurori nuk ka marrë ende vendim dhe po shqyrton të gjitha opsionet e mundshme", vazhdoi ai, duke shtuar se Brammertz "pritet të thotë më tepër gjatë një konference shtypi pas mbërritjes së Ratko Mlladiçit në Hagë ku ndodhet selia e gjykatës.

Sipas Sëinnen, "një nga mundësitë është që ata të gjykohen së bashku për një pjesë të akuzave". Pyetjes nëse në këtë rast bëhet fjalë për masakrën e Srebrenicës, këshilltari u përgjigj "po".
"Ajo që duam të gjithë, është një proces që nuk vazhdon shumë gjatë, që të zhvillohet si duhet dhe ku zbatohen në mënyrë të veçantë të drejtat e mbrojtjes.

Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç akuzohen për të njëjtat krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid të kryera gjatë luftës së Bosnjes, 1992-1995, në të cilën ata patën role të ndryshme, theksoi Sëinnen.
"Që të dy ata ishin zyrtarë të rangut të lartë, njëri politik dhe tjetri ushtarak: për këtë arsye flitet për t'i bashkuar të dy dosjet, por kjo nuk do të jetë e lehtë sepse procesi i Karaxhiçit ka ecur shumë më përpara", pranoi ai.
(m.a/afp/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›