E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tetovë, posterat e Gruevskit mbulohen me ato të BDSH

TETOVË- Në Tetovë dhjetëra postera janë vendosur mbi posterat e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski. Kryesisht posterët e vendosur janë të BDSH-së, ku është mbuluar fytyra e Gruevskit.

Mediat vendase të cilat publikojnë lajmin bëjnë me dije se nga kjo parti theksojnë se këto postera të vendosur mbi Gruevskin janë një shenjë revolte e ndonjë aktivisti, i cili ka arritur ta shprehë revoltën e tij në këtë formë.

Ndërkohë, disa ditë më parë billbordet e RDK-së kanë qenë në shënjestër të dhunuesve. Kjo parti akuzoi se aktivistë të partive tjera, kryesisht të rivalëve të BDI-së po bëjnë njollosjen e bilbordeve të RDK-së, siç ndodhi me disa në Kërçovë.

Në disa akse rrugore ka shqyerje masive të posterave të kandidatëve të BDI-së, PDSH-së, por edhe partive tjera që janë garuese në këto zgjedhje.
(e.m/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›