E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia ndalon importin e perimeve për shkak të E.colit

MOSKË- Agjencia për mbrojtjen e konsumatorëve në Rusi bëri të ditur se ka ndaluar importimin e të gjitha perimeve nga Gjermania e Spanja për shkak të shpërthimit të bakteres E.coli.

Më shumë se 10 njerëz raportohet se kanë vdekur në Gjermani si pasojë e infektimit me këtë baktere e cila dyshohet se është paraqitur në tranguj të kontaminuar nga Spanja.

Shumica e infektimeve janë paraqitur në Gjermani, por është raportuar edhe për disa raste në Suedi, Danimarkë, Holandë e Britani.
(e.m/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›