Itali, Berluskoni kryeson zgjedhjet evropiane
Romë - Partia konservatore e Silvio Berluskonit kryeson zgjedhjet evropiane në Itali, por me një mbështetje shumë më të ulët nga ajo që pritej. Kjo ulje vjen për shkak të publikimit të fotove skandaloze të kryeministrit italian.
Partia e kryeministrit, Populli i Lirisë (PDL), raportohet se mund të ketë siguruar 34.5 - 35.6 për qind, ndërkohë që parashikohej të merrte më shumë se 40 për qind. “I veçanti” pati premtuar se do të merrte 45 për qind, por pas daljes së rezultateve të para nuk ka komentuar asgjë para medieve.
"Nuk ja shumë i kënaqur me parashikimin", deklaroi ministri italian i Mbrojtjes, Ignazio La Russa, i cili shtoi, si disa aleatë të tjerë të Berluskonit, se kishte besim që rezultati zyrtar do të ishte shumë më i mirë.
Ndërkohë, politikani opozitar Franco Marini, ish-presidenti i Senatit deklaroi se "nëse PDL ndalon deri në 35 për qind të votave, kjo përbën humbje të votimeve".
Por partia opozitare Demokratike gjithashtu humbi një pjesë të mbështetjes dhe partitë e vogla duket se ishin fitueset reale, përfshirë aleaten e Berluskonit në koalicionin qeveritar, kampin anti-imigrant të Ligës së Veriut.
Ndryshe nga vendet e tjera të Evropës, Berluskoni nuk pati humbje të dukshme të mbështetjes në sondazhet e zhvilluara para votimeve në lidhje me mënyrën si e ka përballuar situatën në ekonominë e tretë më të madhe të zonës euro gjatë krizës financiare edhe pse GDP-ja pësoi tkurrje me shpejtësi gjatë tremujorit të parë të vitit.