Itali, Berluskoni nuk do të rikandidoj në zgjedhje
ROMË- Kryeministri italian, Silvio Berluskoni deklaroi se nuk do të paraqesë kandidaturën në rast zgjedhjesh të parakohshme, në një intervistë ekskluzive për edicionin e të mërkurës të gazetës "La Stampa".
"Nuk do të paraqes kandidaturën, madje ndihem i çliruar", pohoi Kavalieri, duke shtuar se uron t'ia kalojë stafetën pasuesit të tij, Angelino Alfano, të cilit i ka besuar tashmë frenat e partisë së tij si sekretar i përgjithshëm i PDL-se.
"Tani është çasti i Alfanos, do të jetë ai kandidati ynë, është me të vërtetë i mirë, më i mirë nga sa mund të mendohet, dhe lidershipi i tij është pranuar nga të gjithë", shpjegon Berluskoni.
"Në fillim, duhet t'u japim përgjigje të menjëhershme tregjeve. Nuk mund të presim më për të miratuar masat e vendosura, jam angazhuar pranë Evropës dhe përpara se të largohem dua të mbaj premtimin e dhënë", shpjegon ai. "Por u bëj thirrje të gjithëve, shumicës dhe opozitës, që këto masa të kalojnë sa më shpejt, më pas do të jap dorëheqjen", vijon kryetari i qeverisë italiane.
Berluskoni fitoi të martën një votim test në Dhomën e deputetëve, por humbi shumicën absolute, çka e detyroi të njoftonte dorëheqjen e tij në mbrëmje. Ai do të dorëzojë mandatin, sapo parlamenti të miratojë masat buxhetore dhe ekonomike që i janë premtuar Bashkimit Europian.
(er.nu/ata/BalkanWeb)