Greqi, vonohet emri i kryeministrit të ri, negociata edhe natën
ATHINE - Sot pritet të shpallet më në fund emri i kryeministrit të ri të Greqisë.
Zhvillimet më të fundit hap pas hapi nga mëngjesi deri në shpalljen e qeverisë.
Ora 11 30 – “Demokracia e re” deklaron se nuk do të ketë zëvendëskryministër në qeverinë e re.
Ora 9 30 – Reuters: Kryeministri i ri do të jetë Vasilis Skouris, kryetar i Gjykatës Evropianë të Drejtësisë.
Ora 9 00 – Mediat e huaja shkruajnë se mosmarëveshjet mbi emrin e Lukas Papadhimos, po vonojnë shpalljen e qeverisë. Mosmarrëveshjet janë shtuar pas refuzimit të Samaras për të firmosur dokumentin e kërkuar nga Eurogrup si garanci për këstin e gjashtë.
Ora 8 45 – Gazetat franceze: Gjatë samitit të Kanës, presdienti Sarkozy i ka pëshpëritur presidentit Obama ne konfidencë, pa e ditur që mikrofonat ishin ndezur, se Papandreu është një njeri i “cmendur” dhe i “dëshpëruar”
Negociatat
Thuhet se nga një takim që përfundoi pas mesnate, është vendosur përfundimisht emri i kryeministrit të ri dhe sot Papandreu do të shkojë te presidenti Papulias për ta njohur me propozimin dhe për t’i paraqitur dorëheqjen e tij dhe qeverisë së tij, përpara se presidenti të thërrasë një takim të liderëve politikë dhe të njoftojë përbërjen e qeverisë së re.
Sipas njoftimeve që mbështeten në burime nga PASOK dhe Demokracia e re, nuk ka qënë më në lojë vetëm emri i Lukas Papadhimos.
Media transmeton se janë hedhur në tryezë emrat e Vasilis Skouris kryetar i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, Filip Petsalnikos kryetari i Parlamentit aktual dhe Apostolos Kaklamanis ish kryetar i Parlamentit.
Por sipas mediave, emërimi i Lukas Papadhimos ballafaqohet me probleme që dalin nga të dyja anët. Mosmarrëveshjet janë shtuar më shumë vecanërisht pas refuzimit të kryetarit të partisë "Demokracia e re", Antonis Samaras, për të nënshkruar një dokument detyrues të kërkuar nga partnerët evropianë, për zbatimin e marrëveshjes së BE.
Ndërkaq në rrethet e afërta të kryeministrit Jorgos Papandreu pohojnë se "nuk ka asnjë problem" ashtu si dhe nga mjedisi i Antonis Samaras argumentojnë se "nuk ka ndonjë kundërshtim" për emrin e tij.
Gjithcka do të zbardhet pasi Papandreu të shkojë tek zyra e presdienti të Republikës.
Pengesat në negociatat me Papadhimos
- Refuzimi i Antonis Samaras për të qenë një nga 5 firmat e një deklarate, ku të shprehet angazhimi për zbatimin e marrëveshjes së 26 tetorit, që Europa e konsideron si parakusht për lirimin e këstit të gjashtë.
- Kohëzgjatja e mandatit të qeverisë, për të cilin opozita këmbëngul se duhet të jetë 100 ditë, ndërsa Papadhimos kërkon që ajo të përfundojë mandatin kur të jenë kryer të gjitha procedurat për zbatimin e marrëveshjes së re të kredisë.
- Rreth natyrës së qeverisë, të cilën z. Papadhimos e dëshiron të fortë, sidomos në ministritë e rëndësishme të tilla si ajo e Financave.
- Pjesëmarrja në qeveri e njerëzve të opozitës.
- Refuzimi i Papadhimos për të pranuar Venizelosin si ministër të financave në qeverinë e re.