Dialogu, Stefanoviç: Nuk kam kontakte me Tahirin
PRISHTINE – Kryenegociatori serb ne bisedimet me Kosovën, Borislav Stefanoviç deklaroi se data e raundit të ardhshëm të dialogut Prishtinë-Beograd do të bëhet publike ditët e ardhshme.
Në një intervistë për gazetën “Vecernje Novosti“, Stefanoviç nënvizoi se negociatat me BE-në për vazhdimin e dialogut po ecin në drejtim pozitiv.
"Ne jemi të gatshëm që t’i vazhdojmë bisedimet dhe rendi i ditës do të përcaktohet kur të merremi vesh për datën e takimit të ri. Tashmë është e rëndësishme të gjenden zgjidhjet për Jarinjën dhe Bërnjakun", tha Stefanoviç
Kryenegociatori serb theksoi se është në kontakt të vazhdueshëm me ndërmjetësin e BE-së, Robert Cooper, ndërsa theksoi se nuk ka patur asnjë kontakt me homologen e tij kosovare Edita Tahiri.
Stefanoviç nënvizoise është në interes të Serbisë që të ulet në tryezën e bisedimeve para 9 dhjetorit, kur Këshilli Europian pritet të vendosë për statusin e vendit kandidatit për Serbinë.
(er.nu/BalkanWeb)