Shkup, Berisha takon Ahmetin: Arritjet e shqiptarëve, të rëndësishme
TIRANE - Kryeministri Berisha zhvilloi një takim në Shkup me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Zyra e shtypit e qeverisë bëri të ditur se gjatë këtij takimi u diskutua gjerësisht për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat, si dhe për realizimin e një sërë projekteve të përbashkëta, të cilat do të afrojnë më shumë të dy vendet dhe shoqëritë, si dhe do të nxisin shkëmbimet e gjithanshme.
Berisha dhe Ahmeti diskutuan edhe në lidhje me bashkërendimin e bashkëpunimit në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
"Ramë dakord për të bashkërenduar bashkëpunimin në mënyrë që viti i ardhshëm, si viti i pavarësisë së Shqipërisë të jetë një vit i të gjithë shqiptarëve dhe miqve të tyre kudo në botë", tha Berisha.
Kryeministri Berisha konsideroi si të rëndësishme arritjet e shqiptarëve të Maqedonisë në fushën e përdorimit të gjuhës, të flamurit dhe zgjidhjet.
Shefi i qeverisë theksoi se “Marrëveshja e Ohrit është jashtëzakonisht e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin e Maqedonisë mike, është një proces që e ka bërë këtë vend më të lirë, më të drejtë dhe ka hedhura bazat për një bashkëjetesë në liri midis etnive që jetojnë në Maqedoni".
Kryetar i i BDI-së në takim me Kryeministrin Berisha kërkoi më shumë hapësirë dhe kontakte, për sa i takon fushave të arsimit. Ahmeti shprehu kënaqësinë që shqiptarët e Maqedonisë "do të jenë pjesë e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe ditës së flamurit kombëtar shqiptar , si ditë e veçantë që ne shqiptarët jashtë kufijve shtetërore”.
Gjatë takimit me homologun e tij Maqedonas, kreu i qeverisë shqiptare pritet të ngrejë shqetësimet e shqiptarëve lidhur me bllokimin e proceseve euroatlantike, diskriminimin në disa fusha dhe projektet monoetnike dhe monofetare.
Me tej, kryeministri Berisha do të zhvillojë takime të veçanta me presidentin e Maqedonisë, Ivanov, kryetarin e Parlamentit, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe kryetarin e LSDM-së, Branko Cervenkovski.
Në axhendën e kryeministrit Berisha përfshihet gjithashtu një vizitë në Tetovë si edhe takimi me kreun e komunës zoti Sadi Bexheti dhe drejtues të tjerë lokalë.
(er.nu/BalkanWeb)
Berisha dhe Ahmeti diskutuan edhe në lidhje me bashkërendimin e bashkëpunimit në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
"Ramë dakord për të bashkërenduar bashkëpunimin në mënyrë që viti i ardhshëm, si viti i pavarësisë së Shqipërisë të jetë një vit i të gjithë shqiptarëve dhe miqve të tyre kudo në botë", tha Berisha.
Kryeministri Berisha konsideroi si të rëndësishme arritjet e shqiptarëve të Maqedonisë në fushën e përdorimit të gjuhës, të flamurit dhe zgjidhjet.
Shefi i qeverisë theksoi se “Marrëveshja e Ohrit është jashtëzakonisht e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin e Maqedonisë mike, është një proces që e ka bërë këtë vend më të lirë, më të drejtë dhe ka hedhura bazat për një bashkëjetesë në liri midis etnive që jetojnë në Maqedoni".
Kryetar i i BDI-së në takim me Kryeministrin Berisha kërkoi më shumë hapësirë dhe kontakte, për sa i takon fushave të arsimit. Ahmeti shprehu kënaqësinë që shqiptarët e Maqedonisë "do të jenë pjesë e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe ditës së flamurit kombëtar shqiptar , si ditë e veçantë që ne shqiptarët jashtë kufijve shtetërore”.
BERISHA NË MAQEDONI, PRITEN TAKIME ME KRERËT E SHTETIT
Ora- 09:12 Kryeministri Berisha nisi një vizitë zyrtare në Maqedoni. Kryeministri Berisha do të zhvillojë një takim me kryeministrin Gruevski, ku me pas është parashikuar një konferencë e përbashkët shtypi.Gjatë takimit me homologun e tij Maqedonas, kreu i qeverisë shqiptare pritet të ngrejë shqetësimet e shqiptarëve lidhur me bllokimin e proceseve euroatlantike, diskriminimin në disa fusha dhe projektet monoetnike dhe monofetare.