Sekretaret Klinton dhe Gejts lavderojne fushaten ajrore ne Libi

Anetaret e administrates se presidentit Obama po mbrojne perfshirjen amerikane ne Libi duke thene se Shtetet e Bashkuara kane vepruar per te ndalur nje krize humanitare dhe per te ruajtur qendrueshmerine ne Egjipt dhe Tunizi.
Sot Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton dhe Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates u paraqiten ne disa programe te televizioneve amerikane per te mbrojtur vendimin e administrates per te udhehequr koalicionin per zbatimin e zones se ndalim fluturimit mbi Libi.
Kritiket dhe anetaret e opozites kane thene se Presidenti nuk duhej te merrte vendim pa u konsultuar me Kongresin. Por Sekretarja Klinton dhe Sekretari Gejts kane theksuar se veprimet e koalicionit kane ndaluar masakrimin e njerezve qe kundershtojne udheheqesin libian Moamar Gadafi. Te dy udheheqesit amerikane kane thene se rritja e dhunes ne Libi mund te kercenoje revolucionet ne Egjipt dhe Tunizi te cilat kufizohen me Libine.