Gjykata amerikane pezullon deportimin e bashkeshortes se nje shtetase homoseksuale

Per here te pare nje gjykates amerikan ka pezulluar deportimin e bashkeshortit te huaj te nje qytetari amerikan te se njejtes gjini. Vendimin e mori javen e kaluar nje gjyqtar imigracioni ne Nju Jork ne mes te sfidave te vazhdueshme ndaj kushtetutshmerise se nje ligji qe i ndalon qeverise federale te njohe martesat mes homoseksualeve.
Vitin e kaluar Kristina Oheda nga Kuins i Nju Jorkut u martua me partneren e saj prej tre vjetesh argjentinasen Monika Alkota ne Kenetikat nje nga shtetet e pakta qe lejojne martesen civile per homoseksualet. Por zonjes Alkota i eshte kanosur mundesia e deportimit per vite me rradhe meqe ka qendruar ne Shtetet e Bashkuara ne nje vize turistike te skaduar 10 vjet me pare.
Javen e kaluar zonja Alkota u paraqit ne gjykate te imigracionit ku do te shqyrtohej mundesia e deportimit te saj per ne Argjentine. Por gjyqtari ndaloi proceduren e deportimit per ti dhene kohe asaj dhe zonjes Oheda per ti kerkuar qeverise federale tua njohe martesen.
Zonja Oheda foli per Zerin e Amerikes nje dite me vone.
Jemi te kenaqura me vendimin. Na jep me shume shprese.
Nder menyrat me te zakonshme qe te huajt te fitojne leje qendrimi ne Shtetet e Bashkuara eshte martesa me nje shtetas amerikan. Por kjo rruge eshte e mbyllur per dhjetera e mijera cifte homoseksuale. Shumica e shteteve refuzojne tu leshojne certifikata martese cifteve te gjinise se njejte dhe ligji federal ndalon njohjen e martesave te te njejtit seks.
Bashkeshortja e zonjes Oheda u mbajt ne paraburgim per tre muaj para fillimit te seances gjyqesore.
Avokati Levi Solouej perfaqeson zonjat Alkota dhe Oheda.
Rasti i Monikes dhe Kristines paraqet pasojat perfundimtare te diskriminimit ndaj cifteve homoseksuale te cilet edhe pse jane te martuar ligjerisht u mohohet njohja e marteses se tyre nga ana e qeverise federale brenda te gjitha rrethanave perfshire imigracionin.
Miratuar ne vitin 1996 Ligji i Mbrojtjes se Marteses percakton se vetem martesat mes individeve te gjinise se kundert jane te vlefshme sipas ligjit federal. Gjate vitit te kaluar gjykatat federale kane cilesuar elemente themelore te ketij ligji si jokushtetuese. Ato raste po apelohen dhe ne fund mund te vendosen nga Gjykata e Larte e Shteteve te Bashkuara.
Jave me pare administrata e Presidentit Obama njoftoi se nuk do te mbroje me para gjykates kushtetueshmerine e Ligjit te Mbrojtjes se Marteses duke ua lene avokateve te caktuar nga Kongresi qe te argumentojne per ruajtjen e ligjit. Me pare kete muaj u paraqiten ne te dy dhomat e Kongresit projekte per shfuqizimit e ligjit.
Profesori i drejtesise Ari Ualdman ka shkruar gjeresisht mbi betejat rreth Ligjit te Mbrojtjes se Marteses. Ai thote se nje gjyqtar imigracioni ka te drejte te pezulloje deportimin sic veproi gjykatesi Teri Bejn ne rastin e zonjes Alkota.
Meqe kushtetutshmeria e ligjit eshte te pakten i paqarte gjyqtari Bejn mund te kete vleresuar se nuk duhet mbeshtetur ne nje ligj te tille per ndarjen e nje cifti te perkushtuar.
Zeri i Amerikes kontaktoi disa grupe qe mbeshtesin Ligjin e Mbrojtjes se Marteses. Asnje nuk ishte i gatshem per te komentuar mbi rastin Alkota-Oheda por te gjithe jane te palekundur ne bindjen e tyre se institucioni i marteses duhet te rezervohet vetem per heteroseksualet dhe se lejimi i homoseksualeve per tu martuar do te dobesonte institucionin dhe prishte familjen te cilen e quajne gur ndertues te qyteterimit.
Avokati Levi Solouej e sheh ndryshe ceshtjen.
Me te vertete eshte ceshtje diskriminimi. Une nuk kam degjuar ende nje argument bindes per te arsyetuar diskriminimin kunder cifteve si Kristina dhe Monika. Shtetet e Bashkuara kane nje histori te gjate te perpjekjeve per te persosur idealin qe te gjithe njerezit te jene te barabarte sipas ligjit. fare arriten Monika e Kristina eshte nje hap i vogel drejt persosjes se metutjeshme te atij ideali.
Profesor Ualdman thote se vendimi i gjyqtarit Bejn nuk krijon ndonje precedent te detyrueshem per rastet e tjera te imigracionit qe perfshijne ciftet e martuara homoseksuale ku njeri nga bashkeshortet eshte i huaj. Por ai pret qe gjyqtaret e tjere te marrin parasysh rastin Alkota-Oheda dhe te pajtohen qe deportimet e ngjashme duhet te pezullohen derisa te percaktohet perfundimisht kushtetutshmeria e Ligjit te Mbrojtjes se Marteses ose derisa te shfuqizohet ligji per cfare ka bere thirrje vete Presidenti Barak Obama.