Itali, Berluskoni, partia kërkon kthimin e tij

Partia e Silvio Berluskonit dëshiron që ai të garojë sërish për kryeministër të Italisë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në këtë vend. Këtë e bëri të ditur lideri i partisë, Anxhelino Alfano, duke lënë të kuptohet se nuk është marrë ende ndonjë vendim definitiv për këtë çështje.Në muajin e kaluar, Berluskoni bëri me dije se do të rikthehet, por kandidimi i tij nuk është konfirmuar zyrtarisht.
“Kandidati ynë, nëse pranon, është Berluskoni”, i tha Alfano për mediat italiane. “Ai nuk ka vendosur ende”, theksoi ai.
Alfano, i cili udhëheq partinë e qendrës së djathtë “Njerëzit për Paqe” tha se “secili” në parti po “i bën presion Berluskonit që të garojë” meqë ai është “më i fuqishmi dhe ai mund të bëjë shumë për Italinë”.
Berluskoni ka qeverisur vendin në periudhat: 1994-1995, 2001-2006 dhe 2008-2011.
Në kohën e përkeqësimit të situatës ekonomike të vendit, ai dha dorëheqje në nëntorin e kaluar duke ia lëshuar rrugën krijimit të një qeverie teknokrate nen kryesimin e Mario Montit.