Kriza në Spanjë, qytetarët ushqehen në kazanat e plehrave
Qyteti spanjoll i Gironas ka vendosur të mbyllë kazanët e plerave në supermarkete për të ndaluar njerëzit që ushqehen aty. E ndërsa Spanja është goditur, recesioni për katër vite dhe papunësia ka kapur shifrat e rreth 25 për qind, autoritete shëndetësore kanë dhënë alarmin për ata njerëz që ushqehen nga kazanët e plehrave.
Sipas zyrtarëve kjo praktika është rritur që nga koha kur ekonomia ekonomia spanjolle filloi rrënohej. Xavier Llompart, i cili punon për disa supermarkete në qytetin e Girona thotë se një numër i madh i produkteve që prishen, janë hedhur larg nga qendrat e banuara.
Ndërkohë shumë qëndra të shpërndarjes së ushqimit janë hapur në qytet, ndërsa numri i të papunëve në Spanjë tani e tejkalon kufirin e 5 milionë personave, një rekord prej afro 17 vitesh.
Rritja është veçanërisht dramatike tek të rinjtë nën 25 vjeç, më tepër se një në dy persona, thënë ndryshe 51,4 për qind është i papunë, ndërkohë që Spanja ka tani 1 575 milionë familje me të gjithë anëtarët të papunë.