Itali, Bersani refuzon bashkëqeverisjen me Berluskonin. Italia ende larg formimit të qeverisë
Pier Luixhi Bersani rrëzon çdo mundësi për një koalicion me bazë të gjerë, ndërsa Italia mbetet ende larg formimit të qeverisë edhe 4 ditë pas zgjedhjeve. Kreu i Partisë demokratike hedh poshtë çdo hipotezë “qeverisjeje? me kreun e koalicionit të djathtë, ish-kryeministrin Silvio Berlusconi.
“Na takon të ndërmarrim tentativën e parë”, thotë lideri i Partisë Demokratike i gatshëm të paraqesë në Parlament një propozim për ndryshim në tetë pika që kërkon besimin e dhomës së përfaqësuesve.
E ndërsa baza e PD-së lëviz drejt një marrëveshjeje me përfaqësuesin e lëvizjes “5 Stelle” Beppe Grillo ky i fundit deri tani ka përjashtuar mundësinë e hyrjes në koalicion me partitë tradicionale të politikës italiane, ndonëse është i hapur të dëgjojë propozimet për ndryshim” ligj pas ligji apo reformë pas reforme siç është shprehur vetë ai.
Duket, ndërkohë se janë fashitur mosmarrëveshjet e së kaluarës mes Grillo dhe Presidentit të Republikës.
“Ne e respektojmë Gjermaninë, por kërkojmë respekt” u shpreh sërish Giorgio Napolitano në vizitën e tij në Bavari. Ish komediani Bepe Grillo reagoi duke thënë se Kryetari i Shtetit “meriton dekorata lufte”. Në Gjermani? komentoi komediani në Twitter, ai diti ta mbajë kokën lart”. Fjalë të vlerësuara dhe nga Napolitano, i cili është gati të presë përfaqësuesin e lëvizjes “5 Stelle” në Kuirinale në konsultimet formale për formimin e qeverisë së re.